LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Kurti në luftë personale me Thaçin

Kastrati: Kurti në luftë personale me Thaçin

Profesori universitar, Ardian Kastrati, ka thënë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk mund të printe në raport me dialogun me Serbinë dhe e kishte personale me presidentin Hashim Thaçin.

“Kurti nuk mund të dilte i pari që të udhëhiqte dialogun dhe kjo është luftë personale”, ka thënë Kastrati.


Sipas tij, qasja e Kurtit me SHBA-të ka qenë “skandaloze” dhe “jonormale”.

“Nuk është gjuhë konstruktiviste. Ka qenë shumë agresiv kur nuk është dashur. Kurti u bë agresiv dhe tash e kemi një çarje të relacioneve me SHBA-të. Po i referohem të gjithë komunikim të tij deri tani e cila burim të krizës e ka protagonizmin vetjak të Kurtit”.

“Kurti e kishte në dorë situatën që t’i printe dialogut me Serbinë. Nuk e deshi, iku u vetdorëzua. Me këtë refuzim ndaj SHBA-ve, ai [Kurti] nuk bën asgjë të re. Ka qenë konsistent në qëndrimet me rezerva ndaj SHBA-ve për shkak të arsyeve ideologjike të tij”, ka pohuar ai në Klan Kosova.

Kastrati ka theksuar se e vetmja gjë për të cilën ai pajtohet me Lëvizjen Vetëvendosje, është ligji anti- mafia.

“Një pikë e vetme ku pajtohem me VV-në dhe liderin e saj në aspketin politik, është ajo për të bërë ligjin anti – mafia dhe për t’ konfiskuar pasuritë të gjithë zyrtarëve dhe ministrave, që kanë keq qeverisur me korrupsion dhe nepotizëm për 20 vjet; pa dallim të asnjë partie politike”.

“Është anakronike se pikërisht sot nga ata ish -zyrtarë dhe ish ministra që kanë aderuar në VV, të cilët portretizohen si të korruptuar në opinionin publik, na mbajnë ligjërata neve se si duhet të mbahen reformat dhe kjo është absurde, gjë për të cilën nuk pajtohem”.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori