Qëndron Kastrati, kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës, njëherësh edhe kryetar aktual i saj, ka kritikuar për qasjen e Ministrit të Financave, Hekuran Murati, ndaj tij, duke e cilësuar atë si “arrogant”.
Kastrati ka treguar një përvojë që ka pasur me nivelin qendror për çështjen e ndryshimit të pasqyrës financiare.
“Për mu ministri më arrogant është Hekuran Murati. I kam dy përvoja me të. Për shembull Auditori na e dha raportin e kualifikum se në Komunën e Kamenicës ekzistonte një pronë që ajo i ka taku Ranillugut mas decentralizimit. Ajo nuk ishte as keqpërdorim me para, ishte mbivlerësim i pasurisë”, ka sqaruar ai.
“Edhe unë i kërkoj Ministrisë dhe Thesarit iu them t’lutëm ndryshoje, sepse është në regjistra një gabim i paqëllimtë. Auditori na e lejon një gjë të tillë nëse i ndryshon Ministria pasqyrat financiare. Ata thonë jo, nuk e kemi ndryshu për askënd. Ndërkohë ndodhën të njëjtat probleme për Prizrenin, Qeveria vendosi që Prizreni t’ia ndryshojë, që mos me pasë raport të keq të Auditorit për Prizrenit. Tash jemi duke e përgatit kallëzim penal ndaj ministrit. Ai nuk mundet duke e keqpërdor detyrën e vet dikun duke mos vepru. Mua më ka shkaktu dëm”, ka shtuar tutje i pari i Kamenicës.
Akuza Kastrati ka pasur edhe ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, për të cilën tha se ia refuzoi propozimin për reformat e arsimit në Kamenicë për kalkulime politike.
“Çka ndodhi? E papritur ke që patëm zgjedhje të përgjithshme. Në njërën anë Kamishi donte t’i merrte atje 50 vota, në anën tjetër për çudi Arbërie Nagavci bëhet me Kamishin, veç me e gjete një mënyrë qysh me marrë një grusht vota”, tha ai në T7.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën