LAJMI I FUNDIT:

Kasparov: Ende nuk ka pasur një “shpërthim të plotë” në Rusi, por se po shkon në atë drejtim

Kasparov: Ende nuk ka pasur një “shpërthim të plotë” në Rusi, por se po shkon në atë drejtim

Rusët dolën në rrugë dhe një numër i tillë nuk shihej për një kohë të gjatë dhe lidhur me këto është deklaruar edhe Garry Kasparov.

Kasparov, i cili përveç që është një shahist i famshëm dhe ish-kampion bote, është një aktivist pro-demokracisë dhe një nga drejtuesit e opozitës ruse, ka folur për mediumin kroat, Index.hr, përcjell Telegrafi.


Ai mori nënshtetësinë kroate në vitin 2014 “për shkak të meritave të tij për lobimin për njohjen e atij vendi në fillim të luftës”, dhe që nga viti i kaluar, për shkak të pandemisë, ai jeton në Podstrana afër Split, ku ka një shtëpi.

I pyetur nëse Alexei Navalny është një trim apo i çmendur që të kthehet në Rusi, duke e ditur se do të arrestohet, Kasaparov thotë se çdo akt guximi ka një element çmendurie, “por ju besoni se duhet ta bëni”.

Gjithsesi, mendon ai, “Navalny bëri një zgjedhje që jam i sigurt se do të përfundojë në librat e historisë ruse si një pikë kthese që sinjalizoi fundin e diktaturës së Putinit”.

“Kjo nuk do të thotë që Putini do të bjerë nesër, por ajo që mund të shohim tani është agoni. Agonia mund të jetë e gjatë. Agonia është e rrezikshme… Kthimi i Navalnyt ka provokuar protesta që prej kohësh janë përqendruar në Rusi. Kishte kaq shumë llavë që vlonte nën sipërfaqen e vullkanit. Dhe ajo që ne shohim tani janë valët e para”, vlerëson ai.

Ai shton se ende nuk ka pasur një “shpërthim të plotë” në Rusi, por se po shkon në atë drejtim, përcjell Telegrafi.

Kasparov vazhdon duke thënë se nuk është e vërtetë që presidenti rus Vladimir Putin është i popullarizuar.

“Ai nuk është i popullarizuar. Brezi i ri i rusëve refuzon prerazi Putinin. Më shumë se 70% e atyre që protestojnë janë 35 vjeç ose më të ri. Kjo do të thotë se ata kanë lindur në fund të Bashkimit Sovjetik, dhe disa kanë lindur kur Putini ishte tashmë në pushtet. Dhe ata nuk e shohin një të ardhme me Putinin”. /Telegrafi/