LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Vizita e shefit të CIA-s në rajon tregoi se nuk do të tolerohet destabilizimi në Ballkan

Kasami: Vizita e shefit të CIA-s në rajon tregoi se nuk do të tolerohet destabilizimi në Ballkan

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në promovimin e një rruge në Tetovë, është pyetur në lidhje me skenarët e mundshëm për destabilizimin e vendit. Kasami tha se “derisa organet e shtetit zbulojnë keqpërdorimet e qeverisë së kaluar, ata marrin hapa për derstabilizimin e situatës”.

Kasami gjithashtu tha se vizita e shefit të CIA-s në rajon, tregoi se ndërkombëtarët nuk do të lejojnë që Ballkani të jetë pjesë e skenarit rus për destabilizim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është informatë që e kanë institucionet shtetërore dhe partnerët ndërkombëtarë. Funksionarët e BDI-së janë të tensionuar, pasi problemet që i kanë me organet e drejtësisë, duhet përfundimisht të japin llogari dhe duhet që mos tentojnë këtë ta mbulojnë me tensionim të situatës. E dini që shumë shpejt në rajon ishte edhe drejtori i CIA-s, i cili me vizitën e tij tregoi që nuk do të tolerojnë që Ballkani të jetë pjesë e skenarit rus për destabilizim”.


“BDI ka treguar që është e gatshme të bashkëpunojë me çdo kënd vetëm për të qenë në pushtet. Në Veles BDI vazhdon të jetë në qeverisje me Të Majtën, në qytetin e Shkupit u kthyen në qeverisje, ku po ashtu E Majta ka rol të rëndësishëm në Qytetin e Shkupit, por ajo që është interes i përbashkët i BDI-së dhe Të Majtës është në dëm të qytetarëve. E Majta ka interesa politike, ndërsa BDI ka interes të mbrojtjes së korrupsionit të tyre sa kanë qenë në qeveri”, tha mes tjerash Kasami./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Lajme
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori