Kasami: Tetovarët nëse duan qytet më të pastër, duhet të paguajnë rregullisht faturat e mbeturinave
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, bëri të ditur se NPK “Tetova” do të rrisë kapacitetet e saj në pritje të ardhjes mërgimtarëve kur grumbullohen sasi më të mëdha të mbeturinave në baza ditore. Megjithatë, Kasami tha se nëse qytetarët duan një qytet më të pastër, ata duhet të paguajnë rregullisht faturat e shërbimeve dhe të sillen më me përgjegjësi ndaj zonave publike.
“Apeloj qytetarët që të jenë më të ndërgjegjshëm në shlyerjen e obligimeve ndaj NPK Tetova, nëse duam qytet të pastër duhet të paguajmë faturat, obligim me të cilin nuk mund të mburremi. Duhet të jemi më të kujdesshëm edhe me hapësirat publike. NPK Tetova është në dispozicion për lloj të caktuar të mbeturinave, nëse telefononi do të vijnë të marrin mbeturinat, e jo t’i lënë në toka publike. Ne kemi një plan tani në periudhën e verës që të rrisim kapacitetet tona dhe garantojmë se Tetova do të jetë qytet i pastër dhe mbeturinat do të mblidhen rregullisht”, tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami.
Tetova ende nuk e ka zgjidhur problemin e bartjes së mbeturinave komunale para se të dërgohen në deponinë rajonale në Rusino të Gostivarit. Mbeturinat, në vend të kontejnerëve apo sallave të veçanta, transportohen pa asnjë standard në terren, duke ndotur tokën, ujërat nëntokësore dhe ajrin e Tetovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'