“Kartolinë nga pushimet” - HAVEIT proteston në mënyrë kreative ndaj gjendjes me mbeturinat në Prishtinë

Grupi i artit dhe aktivizmit HAVEIT ka reaguar në mënyrë kreative ndaj situatës me mbeturinat në Prishtinë, duke e shndërruar kritikën në një “kartolinë” ironike nga kryeqyteti.
Përmes një postimi në Facebook, HAVEIT ka publikuar një fotografi të shoqëruar me mesazhin: “Kartoline nga pushimet tona verore! Prishtina e Përjetimeve’ është destinacioni ideal. Pushimet fillojnë aty ku mbaron durimi”.

Përmes këtij aksioni artistik, grupi ka ironizuar gjendjen e krijuar me mbeturinat në kryeqytet, duke e paraqitur Prishtinën në formën e një destinacioni turistik, por me një mesazh kritik për situatën në hapësirat publike. /Telegrafi/









































