LAJMI I FUNDIT:

Karteli meksikan kërcënon të vrasë spikeren e lajmeve televizive ‘për shkak të raportimit të padrejtë’

Karteli meksikan kërcënon të vrasë spikeren e lajmeve televizive ‘për shkak të raportimit të padrejtë’

Një burrë i maskuar, që pretendon se përfaqëson kartelin më të fuqishëm të drogës në Meksikë, ka kërcënuar në video se do të vrasë një prezantuese të lajmeve, për atë që ai pretendon se “bëri një raportim të padrejtë”.

Reklama

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja që ka qarkulluar të hënën tregoi burra të maskuar dhe të armatosur rëndë që rrethonin një burrë të ulur në një tavolinë të vogël i cili dha një mesazh që ai tha se ishte nga Ruben Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, udhëheqësi i kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco.

Sidoqoftë, ishte e paqartë nëse personi që lexonte mesazhin ishte vetë Oseguera.

Në mesazh u tha se Televizioni Milenio, një kanal kombëtar i lajmeve i lidhur me një zinxhir të madh gazetash, po favorizonte të ashtuquajturat grupe të vetëmbrojtjes që po luftojnë me kartelin Jalisco në shtetin Michoacan.

Dhe ai veçoi Mileno Azucena Uresti, duke e kërcënuar se do ta vriste dhe do ta bënte “të hante fjalët e saj”.

Përfaqësuesi i kartelit Jalisco tha në mesazh se ai nuk donte të pengonte lirinë e shprehjes, por thjesht donte që mbulimi të ishte i barabartë.

Ndërkohë Televizioni Milenio tha në një deklaratë të hënën vonë se Uresti kishte mbështetjen e tij të plotë, ashtu si edhe gazetarët e tjerë.

Kërcënimet kundër gazetarëve nuk janë fjalë boshe në Meksikë.

Madje, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve e konsideron Meksikën vendin më vdekjeprurës në hemisferën perëndimore për gazetarët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Filmohet aksidenti rrëqethës në Itali, çifti nga Zvicra digjet për së gjalli brenda Ferrari-it

Filmohet aksidenti rrëqethës në Itali, çifti nga Zvicra digjet për së gjalli brenda Ferrari-it

Evropa
Të gjithë e shmangën Gerhard Schroderin në përvjetorin e ditës së bashkimit të Gjermanisë

Të gjithë e shmangën Gerhard Schroderin në përvjetorin e ditës së bashkimit të Gjermanisë

Evropa
Forcat speciale të ukrainasve shkatërrojnë konvojin me mjete ushtarake të rusëve

Forcat speciale të ukrainasve shkatërrojnë konvojin me mjete ushtarake të rusëve

Evropa
Si po e shfrytëzojnë bandat suedeze Spotify për të pastruar paratë?

Si po e shfrytëzojnë bandat suedeze Spotify për të pastruar paratë?

Evropa
Ministria Britanike e Mbrojtjes: Flota ruse në Detin e Zi është mposhtur

Ministria Britanike e Mbrojtjes: Flota ruse në Detin e Zi është mposhtur

Evropa
Tërmeti godet Napolin, italianët alarmohen se mund të “aktivizohet” vullkani – publikohen pamjet e momentit kaotik

Tërmeti godet Napolin, italianët alarmohen se mund të “aktivizohet” vullkani – publikohen pamjet e momentit kaotik

Evropa
Kalo në kategori