Në reklamën që e ka shpërndarë këtë fund vit, Audi ia zëvendësoi babadimrit karrocën, si dhe disa ndryshime të mahnitshme.

Derisa kanë mbetur më pas se dy javë, kur do të nisin festat e funditit, pritet të ketë numër shumë të madh të prodhuesve, që lansojnë reklamat me këtë temë, transmeton Telegrafi.

Në shpirtin e festave ka hyrë në mënyrë të përkryer Audi, duke zëvendësuar karrocën me drerë të Babadimrit, me një Audi RS5 Sportback.

Pa ndryshime nuk ka mbetur as plaku i Vitit të Ri, i cili iu nënshtrua një regjimi ushtrimesh dhe diete, para se të ndryshoi pamjen në tërësi. /Telegrafi/