Toni Braxton ka marrë pjesë ne emisionin Loose Women të ITV1 për ta promovuar këngën e re me titull “Long As I Live’.
Rikthimi i saj në këtë emision ka ardhur pas dy dekadash, kur e kishte promovuar hitin e paharrueshëm, “Unbreak My Heart”.
Ndërsa askush nuk mund të beson te se këngëtarja ishte 50-vjeçare, shumë nga të pranishmit mendoni se ajo është shumë më e re.
Karriera

E lindur më 7 tetor 1967 në Maryland të SHBA-ve, Toni ka qenë aktive në botën e muzikës që nga viti 1989. Karriera e saj muzikore nisi në një grup familjar, në të cilin ishte së bashku me motrat e saj, ndërsa bendi quhej “The Braxtons”.
Pasi tërhoqi vëmendjen e Antonio ‘LA’ Reid’s dhe Kenneth ‘Babyface’ Edmonds’, këngëtarja e nisi karrierën solo dhe në vitin 1993 debutoi me albumin e titulluar “Toni Braxton”. Ai album i fitoi tri çmime Grammy.
Albumi i saj i dytë “Secrets” (1996) që përmban hite, si “Unbreak My Heart” dhe “You’re Making’ Me High” fitoi edhe dy Grammy të tjerë, ndërsa një çmim Grammy, këngëtarja e fitoi me albumin e tretë The Heat (2000) që përmbante një tjetër hit të sajin, “He Wasn’t Man Enough”.
Hiti i saj, “Unbreak My Heart”, kryesoi top-listat në shumë vende dhe e bëri atë të popullarizuar në gjithë botën. Në vitet pasuese, ajo vazhdoi të ishte e suksesshme, ndërsa interesimi për jetën e saj, bëri që të niste një serial real televiziv (“Braxton Family Values”) që ndiqte përditshmërinë e familjes së këngëtares. Pos të qenit këngëtare, Braxton është edhe producente televizive.
Nga albumet tjera që i ka lansuar, përmendim edhe “More Than A Woman” (2002), “Libra” (2005) e “Pulse” (2010), si dhe albumi në duet me Babyface, “Love, Marriage & Divorce”, i cili i solli dy çmime tjera Grammy. Ndërkaq, karrierën 25-vjeçare në muzikë, do ta vazhdojë me albumin e nëntë me radhë.
Jeta private

Braxton u martua me muzikantin Keri Lewis në prill të vitit 2001 dhe po atë vit u bënë prindër të djalit Denim Cole Braxton-Lewis. Djali i tyre i dytë, Diezel Ky Braxton-Lewis, lindi në mars të vitit 2003.
Çifti u nda në vitin 2009, ndërsa shkurorëzimi u finalizua katër vite më pas. Ajo tash është në lidhje me reperin Birdman, me të cilin është fejuar para një jave.
Sëmundja

Në vitin 2007 ishin përhapur spekulime se Toni është diagnostikuar me kancer të gjirit, mirëpo në një intervistë për Access Hollywood, ajo kishte thënë se këto thashetheme janë të pavërteta dhe se ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Megjithatë, një vit më pas iu hoq një tumor nga gjiri. Më pas, ishte shtrirë sërish në spital duke treguar se ishte diagnostikuar me anginë mikrovaskulare (sëmundje enëve të vogla të gjakut).
Në nëntor të vitit 2010, Toni kishte pranuar në CBS News se ishte diagnostikuar me lupus eritematoid sistemik, një sëmundje e rëndë kronike autoimuine.
Lupusi eritematoid sistemik që njihet shkurt si lupus, është një sëmundje autoimune, në të cilën sistemi imunitar i organizmit i sulmon gabimisht indet e shëndetshme në shumë pjesë të trupit. Simptomat dallojnë te njerëzit e ndryshëm dhe mund të jenë nga të lehtë deri në të rëndë. Simptomat më të shpeshta janë dhimbja dhe ënjtja e nyjave, ethet, dhimbja e gjoksit, humbja e flokëve, ulcerat në gojë, ënjtja e nyjave limfatike, ndjenja e lodhjes dhe skuqja e lëkurës më së shpeshti në fytyrë. Zakonisht ka periudha të sëmundjes dhe periudha të lehtësimit, kur simptomat janë më të lehta.
Edhe vëllai i Braxton është i diagnostikuar me këtë sëmundje, ndërsa axha i saj ka vdekur prej komplikimeve nga lupusi.
Gjatë serialit televiziv, “Braxton Family Values”, këngëtarja i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike, ndërsa në disa raste ishte shtrirë në spital, për shkak të problemeve shëndetësore që lidhen me lupusin.
Rikthimi dhe pasuria

Braxton tash është e gatshme që ta ringjallë karrierën e saj me publikimin e albumit të nëntë me radhë që është caktuar të lansohet gjatë këtij viti
Pasuria e saj vlerësohet të jetë 10 milionë dollarë (tetë milionë euro). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Po jam në kontakt me Eglin”, Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë – banorët ia shpjegojnë që është shtet

“Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time” – operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker