LAJMI I FUNDIT:

Karnavalet e Shkodrës (Video)

Karnavalet e Shkodrës (Video)

Eventi kulturoro-artistik, “Karnavalet e Shkodrës 2018”, përfundoi të dielën maratonën e rrugëtimit, ku për orë të tëra qyteti u kthye në një ambient festiv me pjesëmarrjen e të gjitha moshave.

Dhjetëra fëmijë dhe të rritur ndoqën paradën tradicionale të dordolecit në rrugët e qytetit të Shkodrës, ku në fund u bë dhe djegia si simbolikë për largimin e fenomeneve negative të shoqërisë.


Veç qytetarëve shkodran, në këtë festim publik kishte dhe shumë vizitorë nga qytetet e tjera.

Përveçse si qendra e festimit të karnavaleve në Shqipëri, Shkodra njihet edhe si qyteti i prodhimit të maskave të famshme veneciane, që u japin jetë festave të tilla.

Tradita e festimit të karnavaleve në Shkodër daton që në 1860, për t’u ndërprerë gjatë periudhës moniste e për t’u rikthyer pas shembjes së këtij sistemi.

Karnavalet e Shkodrës gjithnjë kanë dhënë një imazh spontan por të lidhur në mënyrë konkrete me rrënjët historike dhe kulturore të këtij qyteti. /ATA/