LAJMI I FUNDIT:

Karius e përfundon vitin me Besiktasin në mënyrë të tmerrshme, reflekset e ish-portieri të Liverpoolit lënë shumë për të dëshiruar

Karius e përfundon vitin me Besiktasin në mënyrë të tmerrshme, reflekset e ish-portieri të Liverpoolit lënë shumë për të dëshiruar
Foto: Marca

Sezoni i Besiktasit përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme, humbja 4-1 nga Kasimpasa ishte pasqyra reale e gjendjes së skuadrës në gjysmën e parë të sezonit në Super Ligën e Turqisë.

Shqiponjat e Zeza këtë sezon kishin vëmendjen më të madhe të mediave ndërkombëtare pasi gjatë verës transferuan portierin e Liverpoolit, Loris Karius.

Gjermani iu bashkua klubit turk pas gabimeve të shumëpërfolura në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.


Loris Karius i dëshpëruar pas finales së humbur ndaj Realit (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Kështu gjithë sytë e botës së futbollit ishin prapë nga 25-vjeçari dhe çdo gabim i tij bëhej i shumëpërfolur, me këtë rast presioni tek ai vetëm sa vazhdoi të shtohet edhe në Turqi.

Në ndeshjen e fundit për vitin 2018 skuadra e tij humbi 4-1 nga Kasimpasa, fillimisht Karius mori një gol fantastik nga shqiptari, Loret Sadiku, pastaj në minutat shtesë të pjesës së parë pranoi gol nga Mbaye Diagne, ku fillimisht bëri një dalje jo të menduar mirë dhe pastaj reflekset e tij dëshpëruan.

Për 3-1 u mposht nga pika e bardhë, ku nuk është se kishte ndonjë faj, por kështu nuk mund të themi edhe te goli i fundit në ndeshje (Sadiku ishte pjesëmarrës me asistim), ku pranoi një gol qesharak për një portier të nivelit të tij.

Pas kësaj humbje Besiktasi renditet i gjashti në ligë me 26 pikë, ndërsa Kasimpasa dy pozita më lartë me 29 pikë.

Për të qenë korrekt, i gjithë sezoni i Karius nuk ishte aq i errët si në këtë ndeshje, ai bëri edhe pritje të nivelit botëror, por sa keq ato nuk marrin vëmendjen e merituar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=BBDxP-uc6ZI

Në trend Sport

Më shumë
“Thuaji se po gjykon gjithçka në favor të Barcelonës” - ankesa e Bellingham drejt kapitenit në pjesën e parë

“Thuaji se po gjykon gjithçka në favor të Barcelonës” - ankesa e Bellingham drejt kapitenit në pjesën e parë

La Liga
“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

Ndërkombëtare
Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

La Liga
Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Premier League
Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Sport
Dalin pamjet: Shikoni se si Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’

Dalin pamjet: Shikoni se si Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’

Ndërkombëtare
Kalo në kategori