Karim Adeyemi shënon ndaj Freiburgut, golin ia dedikon Loredanës

Karim Adeyemi, futbollisti i njohur që aktivizohet në Bundesligë, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur dashurinë ndaj partneres së tij, reperes shqiptare me famë ndërkombëtare, Loredana.
Pas realizimit të një goli të rëndësishëm, Adeyemi festoi në fushë duke formuar me duar shkronjën “L”, një gjest që nuk kaloi pa u vënë re nga kamera dhe tifozët. Gëzimin e këtij momenti e ndau edhe në Instagram, ku publikoi një foto nga festa pas golit, duke etiketuar Loredanën dhe duke i vendosur një zemër si shenjë dashurie.
Ky veprim i futbollistit ka prekur fansat e çiftit, të cilët e kanë komentuar gjestin si një shfaqje publike romantike dhe simbolike, që tregon lidhjen e fortë mes tyre.
Loredana dhe Adeyemi janë komentuar shpesh në media për raportin e tyre, por ky gjest konfirmon edhe njëherë se ata janë më të afërt se kurrë, duke e përkrahur njëri-tjetrin në karrierat përkatëse.
Një gol që vlen më shumë se tri pikë – një gol për dashurinë. /Telegrafi/



























































