LAJMI I FUNDIT:

Kapsolle, flakadanë dhe mjete prerëse për ndeshjen Shqipëri-Çeki, ndalohen në Morinë 12 persona nga Kosova dhe Presheva

Kapsolle, flakadanë dhe mjete prerëse për ndeshjen Shqipëri-Çeki, ndalohen në Morinë 12 persona nga Kosova dhe Presheva

12 persona janë shoqëruar nga Policia në Pikën Kufitare të Morinës, pasi kanë tentuar të fusnin në vendin tonë lëndë piroteknike dhe mjete prerëse, me qëllim përdorimin gjatë ndeshjes Shqipëri-Çeki.

Më konkretisht, atyre i janë gjetur në atyre u janë gjetur në automjete 43 kapsolla, 12 tymuese, 9 flakadanë dhe 2 mjete prerëse (thika), të cilat dyshohet se do të përdoreshin në stadiumin “Air Albania” mbrëmjen e kësaj të enjte.


Njoftimi i Policisë:

PKK Morinë/Kontrolle të shtuara ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, në kuadër të planit të masave të Policisë, për garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësise publike, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri – Çeki.

Tentuan të futnin në vendin tonë, lëndë piroteknike dhe mjete prerëse, me qëllim përdorimin gjatë ndeshjes Shqipëri – Çeki, shoqërohen në ambientet e Policisë, 12 shtetas që lëviznin në mënyrë të organizuar me 2 automjete.

Sekuestrohen 43 kapsolla, 12 tymuese, 9 flakadanë dhe 2 mjete prerëse (thika).

Në kuadër të intensifikimit të punës në hyrje të vendit, me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të kundërligjshme që mund të përdoren gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri – Çeki, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, kanë kaluar në vijë të dytë, për kontrolle të imtësishme, automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasi., 22 vjeç, banues në Preshevë, dhe automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin 30 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë kontrolleve në këto automjete, ku ishin dhe 10 pasagjerë në total, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 43 kapsolla, 12 tymuese, 9 flakadanë dhe 2 mjete prerëse (thika), të cilat dyshohet se do të përdoreshin në stadium, gjatë ndeshjes së futbollit që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme.

12 shtetasit u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, me qëllim kryerjen e hetimeve dhe veprimeve procedurale të mëtejshme për posedimin e kundërligjshëm të këtyre sendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori