LAJMI I FUNDIT:

Kapri: PD mos të bashkohet, Kurti përjashtoi gjysmën e partisë por dyfishoi votat

Kapri: PD mos të bashkohet, Kurti përjashtoi gjysmën e partisë por dyfishoi votat

Gazetari shqiptar Erald Kapri ishte këtë të premte i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku tha se duke iu referuar sondazhit të realizuar, do të ishte më mirë që bashkimi i opozitës të mos ndodhte.

Sipas tij shifra 64% e personave të pyetur, të cilët kanë shprehur mendimin se duhet bashkimi i opozitës është një shifër shumë e ulët.


Ai tha se më tepër se bashkim të opozitës, qytetarët duan diçka përtej retorikës që kemi parë deri më sot.

“Unë nuk mendoj se kjo mund të zgjidhet mekanikisht. Qytetarët e kanë dhënë përgjigjen, shumica besojnë se kjo nuk do të ndodhë. 64% e personave kanë thënë se duhet të bashkohen, në mendimin tim kjo është shifër e ulët, pasi bashkimi shikohet si mënyra e vetme për të mposhtur Edi Ramën. Nëse i besojmë perceptimit të qytetarëve, ky bashkim nuk do të ndodhë, madje sipas sondazhit të parë në mendimin tim do të ishte edhe më mirë të mos bëhej bashkimi.

Shembuj ka shumë. Albin Kurti para pak vitesh përjashtoi gjysmën e grupit parlamentar sepse tentuan ideologjikisht të mendonin jashtë vijës së kuqe që kishte ai. ai përjashtoi gjysmën e grupit parlamentar dhe dyfishoi votat. Njerëzit më shumë se bashkimin duan një opozitë të vërtetë, opozitë të pakompromistë, duan një frymë të re dhe diçka përtej retorikës që kemi parë deri më sot”,-tha Kapri.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori