LAJMI I FUNDIT:

Kaplohet papritmas nga zjarri, Porsche 911 GT3 bëhet shkrumb brenda disa minutave (Video)

Kaplohet papritmas nga zjarri, Porsche 911 GT3 bëhet shkrumb brenda disa minutave (Video)

Ende nuk dihen arsyet e përfshirjes së veturës nga flaka, që nuk e la ndonjë person të lënduar

Në pistat e Nurburgringut të Gjermanisë, nuk shihen zakonisht skena të tilla, pasi shoferët janë shumë të aftë në ngasje, teksa lëvizin me vetura shumë të kompletuara, transmeton Telegrafi. Kësaj here, nuk dihet nëse është faji i shoferit apo Porsche 911 GT3 nuk ishte diçka në rregull, që u përfshi papritmas nga flakët.


Për fat të keq, derisa kanë arritur njësitet për emergjencë, makina sportive ishte tërësish në zjarr dhe shuarja ishte vonshme. Megjithëse gjithçka përfundoi brenda minutave, shoferi dhe të pranishmit kanë arritur të dalin dhe shpëtuan pa asnjë lëndim.

Duke pasur parasysh se ishte veturë e shtrenjtë dhe e modifikuar për pistën e garave, besohet që pronari ka mbetur i dëmtuar rëndë financiarisht. /Telegrafi/