"Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje", Rama publikon videon e shembjes së ndërtesës 3-katëshe në Radhimë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë mëngjes një mesazh për qytetarët, duke publikuar pamje nga aksionet kundër ndërtimeve pa leje dhe duke theksuar vendosmërinë e qeverisë për të çuar deri në fund këtë betejë.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Pamjet e publikuara tregojnë prishjen e një ndërtese 3-katëshe pa leje në zonën turistike të Radhimës, Vlorë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































