LAJMI I FUNDIT:

Kapet vrasësi i dy policëve në Gjermani

Kapet vrasësi i dy policëve në Gjermani

Policia gjermane gjatë ditës së sotme në pjesën perëndimore të këtij vendi ka arrestuar 38-vjeçarin Johannes Andreas Schmitt, që dyshohet se në orët e para të mëngjesit gjatë një kontrolli rutinor vrau me armë zjarri dy policë gjermanë.

“Kemi arrestuar personin të cilin e kërkonim”, ka njoftuar policia në Sarsk të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.


Para kësaj, policia kishte lëshuar fletarrestin për 38-vjeçarin, dokumentet e të cilit janë gjetur në vendin ku janë kryer vrasjet.

Schmitt dyshohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë një kontrolli rutinor, me armë zjarri ka qëlluar për vdekje një police 24-vjeçe e cila ishte akoma duke u trajnuar si dhe kolegun e saj 29-vjeç.

Siç bën të ditur policia, ai është i njohur për autoritetet për shkak të arratisjes nga vendi i ngjarjes. Por, raportohet se ai kishte leje për armën e zjarrit.

E deri më tani nuk dihet nëse veturë më të dyshuarin ishte edhe dikush tjetër. Ndërkaq policët e vrarë në bagazhin e veturës së të dyshuarit kishin gjetur një kafshë të egër të ngordhur.

Aty edhe eskaloi situata. Polici i vrarë para se të qëllohej për vdekje kishte shkrepur disa plumba nga arma zyrtare. Që të dy policët kishin uniforma dhe jelek antiplumb. /Telegrafi/