Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person pasi është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë veturën e një personi.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, të martën në ora 13:00.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i mitur pasi që është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë veturën e ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/