LAJMI I FUNDIT:

Kapet në Maltë 144 kilogramë kokainë, një pjesë e saj do vinte në Durrës

Kapet në Maltë 144 kilogramë kokainë, një pjesë e saj do vinte në Durrës

Departamenti i Doganave në Maltë ka raportuar se të shtunën sekuestroi 144 kilogramë kokainë, ku një pjesë e konsiderueshme e saj do të futej në Shqipëri.

Lënda narkotike ishte fshehur në kontenierë dhe u zbulua në port nga doganierët në “Malta Freeport”.


Zbulimi është arritja e katërt e madhe për departamentin pas bllokimit të kokainës të së dielës më 7 prill, ku u zbulua 91.2 kg kokainë, ndërsa më 9 prill u sekuestrua 24 kilogramë dhe të shtunën e 14 prillit u zbulua një tjetër sasi prej 91.25 kilogramë kokainë.

Në orët e hershme të së shtunës, Njësia e Monitorimit të Kontejnerit të Doganave zgjodhi disa kontejnerë për skanim. Pas skanimeve paraprake, të marra nga Ekipi i Skanimit të Doganave, janë vërejtur parregullsi në tre kontejnerë. Si pasojë e kësaj, autoritetet bënë një kërkim fizik, ku gjetën edhe sasinë e madhe të kokainës së fshehur në për kontejnerë.

Në dy kontenierët e parë, të cilët po vinin nga Amerika e Jugut drejt Maltës, kishin si destinacion përfundimtar portin e Durrësit, Shqipëri. Ata përmbanin 20 pako kokainë, me peshë 48 kilogramë, me një vlerë prej 5.4 milionë euro.

Në kontenierin e tretë autoritetet doganore gjetën 80 pako kokainë, me peshë 96 kg dhe një vlerë prej 10.8 milion Euro. Ky kontenier vinte në Maltë nga Amerika e Jugut, dhe kishte si destiancion portin e Barit e më pas Malin e Zi.

Operacioni dymbëdhjetë orësh ishte rezultat i një përpjekjeje të përbashkët midis punonjësve të Departamentit të Doganave, Policisë dhe Malta Freeport. Departamenti i Doganave dëshiron të falënderojë edhe anëtarët e Forcave të Armatosura të Maltës për ndihmën e tyre. /TCH/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori