LAJMI I FUNDIT:

Kapet merimanga ‘gjuetare’ – më e madhja ndonjëherë (Foto)

Kapet merimanga ‘gjuetare’ – më e madhja ndonjëherë (Foto)
Is this the biggest huntsman ever?

Në luginën Brisbane të Australisë, është kapur një merimangë gjigante nga lloji i njohur si gjuetar.

Ky insekt që ishte duke lëvizur mbi një fshesë, është marrë ngadalë për t’u dërguar për studim, transmeton Telegrafi.

Fotografitë që janë publikuar në rrjete sociale, i kanë frikësuar shumë njerëzit që e kanë fobi këtë krijesë.

“Do të largohesha nga shteti, po të më afrohej”, si dhe “tmerr dhe ankth” janë dy komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime.

Mirëpo, me gjithë pamjen e frikshme, helmi i kësaj merimange nuk është i dëmshëm për njeriun, ndaj në rast pickimi nuk shkakton dhimbje të mëdha. /Telegrafi/

Is this the biggest huntsman ever?
Is this the biggest huntsman ever?