LAJMI I FUNDIT:

Kapet me kanabis në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë

Kapet me kanabis në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë

Një 50-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi është kapur kanabis në banesë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi A.Gj, 50-vjeç.


Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Peshkëpi, Selenicë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.4 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila mbahej nga 50-vjeçari, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/