LAJMI I FUNDIT:

Kapet duke vozitur me shpejtësi 170 km/orë në qytet, afër vendkalimit të këmbësorëve në një qytet britanik

Kapet duke vozitur me shpejtësi 170 km/orë në qytet, afër vendkalimit të këmbësorëve në një qytet britanik

Një shofer i pamatur britanik u kap duke vozitur 160 km / orë në një rrugë në Sunderland, ku kufiri është rreth 50 km / orë.

Aaron Lee, 27-vjeçar në një Mercedes të zi u regjistrua nga një aparat fotografik nga pjesa tjetër e rrugës, transmeton Telegrafi.

Videoja e frikshme tregon Mercedesin “duke fluturuar” në drejtim të kundërt dhe në një moment duke kaluar përgjatë një pjese të ngushtë të rrugës, pranë vendkalimit për këmbësor.


Policia lokale u trondit gjithashtu nga video, dhe Allen Brown, i cili filmoi pamjet, deklaroi se ishte “një nga shkeljet më të këqija të trafikut” që ai ka parë në karrierën e tij.

“Gjatë viteve, unë jam përballur me qindra raste të shoferëve të rrezikshëm dhe kjo është gjëja më e keqe që kam parë, sepse ai lëvizte me shpejtësi 170 km / orë, në një zonë ku kufiri është 50 km / orë”, tha Brown.

Ai shton se është një rrugë e ngarkuar afër spitalit, me shtëpi në të dy anët e rrugës, gjë që e bën edhe më të pamatur sjelljen e këtij shoferi.

Brown shpjegon se autoritetet duhej të përcaktonin shpejtësinë minimale me të cilën lëvizte Mercedes në bazë të videos, në mënyrë që të kishte një dënim në gjykatë.

Epilogu është se shoferi i pamatur pranoi fajin në gjykatë në fillim të këtij muaji për ngasje të rrezikshme dhe ai do të dënohet më 23 tetor. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Auto
Veturat do të jenë edhe më të sigurta, po vjen një airbag për shputat e këmbëve

Veturat do të jenë edhe më të sigurta, po vjen një airbag për shputat e këmbëve

Auto
Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Auto
Zgjidhja perfekte për kushte 'ekstreme' - cilat goma mund të përdoren në të gjitha stinët?

Zgjidhja perfekte për kushte 'ekstreme' - cilat goma mund të përdoren në të gjitha stinët?

Auto
Shefi i Fiat thotë se Punto mund të rikthehet si një EV 'i hijshëm dhe sportiv'

Shefi i Fiat thotë se Punto mund të rikthehet si një EV 'i hijshëm dhe sportiv'

Auto
Ishte gati t’i dorëzohej një klienti që priste me padurim, ky Lamborghini Revuelto përplaset gjatë testit përfundimtar

Ishte gati t’i dorëzohej një klienti që priste me padurim, ky Lamborghini Revuelto përplaset gjatë testit përfundimtar

Kalo në kategori