LAJMI I FUNDIT:

Kapet duke u testuar Porsche 911 Turbo me tavan të hapur

Kapet duke u testuar Porsche 911 Turbo me tavan të hapur

Makinë shumë ekskluzive, e cila ka e ka një element që e dallon prej të tjerave

Porsche është duke testuar një numër modelesh, derisa reporterët kanë arritur ta kapin duke testuar 922 Targa, GT3 dhe Turbo, transmeton Telegrafi.


Këtë herë është parë një 911 Turbo me tavan të hapur, që e kishte një element që e dallon prej të tjerave, që është shumë i veçantë dhe nuk është parë më herët.

Vetura me mundësi t’i hapet tavani, pjesën e sipërme e kishte të mbuluar me një shtresë të butë me ngjyrë të kuqe, duke lënë të kuptohet, se kjo është një prej opsioneve që do t’i ofrohet klientit.

Disa mendojnë se këtë pjesë, Porsche mund të jetë duke e testuar për ndonjë makinë tjetër, derisa nuk dihet se në cilin model mund të përfundoi.

Në Porsche 911 Turbo, pritet të jetë motori me 600 kuaj fuqi, që t’i mundësojë që të jetë sa më i shpejtë dhe i lehtë për vozitje sa më të mirë. /Telegrafi/