LAJMI I FUNDIT:

Kapet duke u testuar Porsche 911 GTS, pa asnjë shtresë kamuflazhi

Kapet duke u testuar Porsche 911 GTS, pa asnjë shtresë kamuflazhi

Modeli 911 GTS, pritet të prezantohet gjatë muajit nëntor

Tani që u lansua 911 Carrera dhe Carrera Cabriolet, ishte vetëm çështje kohe, kur Porsche do të lansonte ndonjë variant të ri, transmeton Telegrafi.


Në fund të vitit, pritet që të arrijë 911 Turbo, derisa është parë duke u testuar GT3 i ri. Por, është parë edhe një model tjetër duke u testuar, madje Porsche 911 GTS, nuk kishte asnjë shtresë kamuflazhi dhe u fotografua nga afër.

I dizajnuar që të plotësojë hapësirën mes Carrera S dhe GT3, modeli GTS që u lansua për herë të parë më 2011, ishte shumë i popullarizuar në atë kohë dhe Porsche dëshiron ta mbajë edhe më tutje në këtë nivel.

Ka fuqi më të madhe se Carrera S, derisa është më i dashur për rrugë se sa GTS, formë të cilën prodhuesi dëshiron ta përdorë edhe më tutje.

Derisa është kapur duke u testuar për herë të parë, 911 GTS, ishte pa asnjë shtresë kamuflazhi dhe i shfaqeshin të gjitha pjesët.

Linjat e kapaku të motorit kanë pësuar ndryshime të lehta, ashtu edhe ato të pjesëve anësore dhe grilli. Pjesa e pasme mbetet e njëjtë, por ka dizajn të ri të sistemit për nxjerrjen e gazrave.

Fuqitë e Porsche 911 GTS pritet të jenë rritur nga 444 kuaj fuqi sa ishin në modelin e kaluar, në të riun pritet të jenë 470 deri në 475 kuaj fuqi.

Shfaqja pa asnjë shtresë kamuflazhi, tregon se Porsche 911 GTS i ri është gati për prodhim dhe mund të prezantohet gjatë muajit nëntor në LA Auto Show. /Telegrafi/