LAJMI I FUNDIT:

Kaos në qytet pas arrestimit të kreut të kartelit në Meksikë – pas të shtënave me armë, u ndërpre qarkullimi i autobusëve dhe mësimi në shkolla

Kaos në qytet pas arrestimit të kreut të kartelit në Meksikë – pas të shtënave me armë, u ndërpre qarkullimi i autobusëve dhe mësimi në shkolla

Të shtënat me armë kanë shpërthyer në qytetin kufitar meksikan të Nuevo Laredo, duke shkaktuar anulimin e orëve të mësimit dhe një këshillë nga Konsullata e SHBA për t’u strehuar në një vend më të sigurt.

Reklama

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti Andrés Manuel López Obrador tha se të shtënat të hënën erdhën si përgjigje ndaj arrestimit të një drejtuesi të kartelit, por nuk dha detaje.

Qyteti ka qenë prej kohësh i dominuar nga një degë e bandës së vjetër Zetas.

Ndërkohë konsullata e SHBA-së në Nuevo Laredo anuloi takimet për viza për atë ditë.

“Ka një situatë emergjente në Nuevo Laredo pas një operacioni arrestimi. Ka raportime për të shtëna me armë zjarri në shumë lokacione në qytet…”, ka thënë konsullata.

Një oficer ushtarak, i cili nuk ishte i autorizuar të citohet me emër, tha se i dyshuari ishte një udhëheqës i skuadrës famëkeqe të vrasësve të kartelit verilindor “Trupat e Ferrit”.

Ajo skuadër vepron si një krah zbatues i kartelit dhe shpesh është ngatërruar me forcat e zbatimit të ligjit dhe ushtarake.

Oficeri e identifikoi të arrestuarin si Heriberto Rodríguez Hernández, i njohur me pseudonimin e tij “Negrolo” ose “Negro 35”. Negro do të thotë “i zi” në spanjisht, por është e paqartë nëse pseudonimi i referohet racës së tij.

Përveç këtyre, edhe shërbimet e autobusëve ndaluan së punuari, njoftoi kryebashkiakja Carmen Lilia Canturosas “për shkak të situatës në qytet”.

Ajo raportoi “situata rreziku në pika të ndryshme të qytetit”.

Sidoqoftë, nga mesdita e së hënës, kryebashkiaku shkroi në Twitter “situata në qytet ka filluar të normalizohet”.

Shumë kartele në Meksikë reagojnë ndaj arrestimit të anëtarëve kryesorë duke krijuar kaos, ose për të shmangur ndalimin ose transferimin e të dyshuarve, ose për t’i bërë presion autoriteteve për t’i liruar ata.

López Obrador tha se i dyshuari tashmë ishte dërguar në Mexico City. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inteligjenca britanike: Rusët u mundën në Bakhmut, janë të zhgënjyer - flasin për humbje të mëdha

Inteligjenca britanike: Rusët u mundën në Bakhmut, janë të zhgënjyer - flasin për humbje të mëdha

Evropa
Ishin strehuar në istikame duke menduar se nuk do t’i shohin, momenti kur droni kamikaz ukrainas godet ushtarët rusë

Ishin strehuar në istikame duke menduar se nuk do t’i shohin, momenti kur droni kamikaz ukrainas godet ushtarët rusë

Evropa
Pjesëtarët e grupit mercenar rus Wagner janë rikthyer në shtëpi nga fushëbeteja për të vrarë sërish

Pjesëtarët e grupit mercenar rus Wagner janë rikthyer në shtëpi nga fushëbeteja për të vrarë sërish

Evropa
Kthimi i tij në punë do të kushtonte mbi 500 milionë dollarë – ja çfarë ka mbetur nga aeroplani më i madh në botë, i shkatërruar në Ukrainë

Kthimi i tij në punë do të kushtonte mbi 500 milionë dollarë – ja çfarë ka mbetur nga aeroplani më i madh në botë, i shkatërruar në Ukrainë

Botë
Nga stuhia e fortë nuk arritën të zbresin në Beograd, piloti urdhërohet të niset për në Prishtinë – pasagjerët serbë nuk e lejuan

Nga stuhia e fortë nuk arritën të zbresin në Beograd, piloti urdhërohet të niset për në Prishtinë – pasagjerët serbë nuk e lejuan

Serbia
Vrasja e policit në veri, avokati serb Stojkoviq: Sulmi nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Aleksandar Vuçiqit dhe BIA-s për FSB-në ruse

Vrasja e policit në veri, avokati serb Stojkoviq: Sulmi nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Aleksandar Vuçiqit dhe BIA-s për FSB-në ruse

Serbia
Kalo në kategori