Kaos në Britain's Got Talent: Stacey Solomon zëvendëson Simon Cowell në minutën e fundit

Audicionet e Britain's Got Talent në Birmingham u përballën me kaos, pasi Simon Cowell u detyrua të tërhiqej në momentet e fundit për shkak të problemeve shëndetësore.
Gjyqtari i njohur, 65 vjeç, thuhet se ka vuajtur nga migrena, një gjendje që e ka shqetësuar edhe më parë.
Për të shmangur anulimin e xhirimeve, producentët thirrën në ndihmë Stacey Solomon, e cila pranoi menjëherë të zëvendësonte Cowell në panelin e juries, shkruan DailyMail.

Ish-konkurrentja e X Factor, tashmë 35 vjeç, e cilësoi këtë si një “punë ëndrrash” në një postim të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
“Jam shumë e emocionuar që më është besuar kjo detyrë. Do të jetë një ditë e paharrueshme”, shkroi ajo.
Burime pranë produksionit thanë se pa ndihmën e Stacey-t, dita mund të ishte anuluar plotësisht. “Ajo ishte një sportiste e vërtetë dhe shpëtoi situatën”, thanë burimet për The Sun.
Ndërkohë, Simon po rikuperohet dhe shpreson të rikthehet në panel gjatë ditëve në vijim. Ai ka sqaruar më parë se përdor syze me lente të kuqe për të lehtësuar efektet e dritave të forta që shkaktojnë migrenë gjatë xhirimeve. /Telegrafi/





























































