LAJMI I FUNDIT:

Kaos me ndihmën prej 6 mijë denarëve, bankat s’kanë marrëveshje me Qeverinë e RMV-së

Kaos me ndihmën prej 6 mijë denarëve, bankat s’kanë marrëveshje me Qeverinë e RMV-së

Bankat ende nuk kanë nënshkruar marrëveshje me Qeverinë për të qenë në gjendje të paguajnë gjashtë mijë denarë të ndihmës shtetërore në llogaritë e qytetarëve.

Qeveria sot vendosi që në afat të pacaktuar të vazhdojë afatin deri kur paratë duhet të shpenzohen. Në vend të datës 25 dhjetor, parat do të mund të shpenzohen edhe më vonë. Ndërkohë nga qeveria nuk morëm përgjigje konkrete se me të cilat banka deri tani ka marrëveshje dhe çfarë nëse ndonjëra nga bankat tregtare nuk dëshiron të jetë pjesë e masës, ku dhe si do t’u paguhet qytetarëve nëse kanë llogari të transaksionit në atë bankë.


“Marrëveshjet nënshkruhen me të gjitha bankat me të cilat qytetarët kanë llogari, në mënyrë që ndihma financiare e planifikuar të arrijë te kategoritë e rrezikuara sociale”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Qytetarët janë përpjekur për disa ditë në faqen e internetit “Blej nga vendi” për të kontrolluar nëse kanë të drejtë për ndihmë shtetërore, por aty qëndron informacioni se të dhënat po azhurnohen. Nga Qeveria nuk përgjigjen se Sekretariati i Përgjithshëm i pret listat nga institucionet, që më pas t’i kontrollojë dhe t’i publikojë në faqen e internetit.

“Institucionet kompetente i mbledhin të dhënat nga përdoruesit, posa t’i paraqesin në Sekretariatin e Përgjithshëm, listat përfundimtare me shfrytëzuesit do të publikohen në faqen e internetit: www.kupuvamdomasno.gov.mk“, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Ligji për mbështetjen financiare të qytetarëve në fuqi është tashmë pesë ditë që nga shpallja në Gazetën Zyrtare. Masa parashikon të mbulojë gati 300,000 pensionistë me të ardhura të ulëta, prindër të vetëm, fëmijë pa prind dhe punëkërkues pasivë. Ata që nuk kanë transaksion ose llogaritë i kanë të bllokuara do të duhet të nxjerrin të reja në bankë. Qytetarët nuk do të mund t’i tërheqin paratë nga banka ose bankomati, por do të mund të shpenzojnë vetëm për të blerë produkte vendore./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori