Kanye West ka kritikuar industrinë e modës, mediat dhe të tjerë me ndikim duke komentuar jetën e ish-bashkëshortes së tij Kim Kardashian.
Artisti 45-vjeçar, duke folur me Tucker Carlson në Fox News, tha se industria e modës ka kërkuar të seksualizojë ish-gruan e tij, 41 vjeçe, pavarësisht nga arritjet e saj.
“Kim është një e krishterë, por ajo ka njerëz që duan që ajo të shkojë në revista dhe ta nxjerrë të pasmet jashtë, ndërsa ajo është një multi-miliardere 40 vjeçare me katër fëmijë me ngjyrë dhe kështu është moda… si duan ta paraqesin atë”, tha Kanye.
West, i cili ka katër fëmijë me Kim – vajzat North dhe Chicago dhe djemtë Saint dhe Psalm, tre, ishte gjithashtu kritikues ndaj marketingut të markës së veshjeve të ish-bashkëshortes së tij, “Skims”.
“Kam pasur shumë probleme me imazhet e Skims”, tha ai.
“Ndjeva se kishte shumë imazhe që ishin tepër të seksualizuara dhe gjëra që nuk do të doja të shihja gruan time dhe definitivisht jo vajzat e mia të bënin në të ardhmen për të shitur produktin. Por ajo arrin një nivel tjetër kur mendon, ‘ok, kjo është ajo që po bën gruaja ime. Kjo është ajo që ajo po bën për fëmijët tanë”, ka thënë reperi.
West tha gjithashtu se i dashuri i Kris Jenner, Corey Gamble dhe redaktorja e “Vogue”, Gabriella Karefa-Johnson, kanë një ndikim të caktuar tek ish-gruaja e tij.
“Ka shumë gjëra që i vendosin në kokën e Kimit”, tha West.
“Ata sjellin influencues, ashtu siç askush nuk e dinte se nga erdhi Corey Gamble, askush në botën e modës nuk e di se nga erdhi Karefa-Johnson. Këta njerëz janë bërë praktikisht në një laborator për mendimin tim”, shtoi ai.
“Një nga gjërat që ata janë vërtet të mirë ta bëjnë është të qenit i këndshëm dhe i pëlqyeshëm. Dhe ajo që ata bëjnë është për njerëzit që kanë një formë ndikimi – nëse është një grua me ngjyrë e arsimuar, si nëna ime, që u bë shefe e departamentit të anglishtes në Universitetin Shtetëror të Çikagos, ose nëse është gruaja e bardhë më me ndikim në planet si ish-gruaja ime – ata kanë njerëz që janë rreth tyre në çdo kohë duke u thënë atyre se nga çfarë të kenë frikë – jo çfarë të bëjnë apo të thonë, konkretisht, është nga çfarë duhet të kenë frikë”, ka thënë tutje West.
West tha se “nëse keni një person që nuk ka frikë prej tyre si Russell Brand ose Candace Oëens, nuk është se ne duhet të pajtohemi me këtë, por ata nuk kanë frikë të thonë se cili është mendimi i tyre”.
Artisti fitues i çmimit “Grammy” ishte gjithashtu kritik për mënyrën se si ai u portretizua mes marrëdhënies së mëparshme të Kardashian me Pete Davidson para ndarjes së tyre në gusht.
“Mediat më tallnin që e kisha shtëpinë ngjitur me Kim për të parë fëmijët e mi, madje ata thanë se po e përndiqja atë dhe të dashurin e saj të ri sepse bleva shtëpinë ngjitur për të parë fëmijët e mi”, tha krijuesi i “Donda”.
West tha gjithashtu se Kim është e lidhur ngushtë me ish-presidentin Bill Clinton dhe ish-kandidaten presidenciale Hillary Clinton.
West mbajti intervistën mes një jave polemikash, ku ai u kritikua për një fushatë të Javës së Modës në Paris për markën e tij Yeezy dhe u shfaq i veshur me bluzën në të cilën shkruhej “White Lives Matter”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tiri, Gjesti dhe Ola zbulojnë cigaret e fshehura nga Vserlo

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

“Team Nubi”, Parashuta e veçantë që morën si surprizë Gjesti dhe Egli

Vserlo fsheh cigaret, fansat e spektaklit e krahasojnë me Gjestin

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës