Një kosovar i moshës 19 vjeçare, kishte bërë kërkesë për të marrë shtetësinë e Zvicrës. Asambleja komunale (populli me të drejtë vote) në tubimin e saj ia kishte refuzuar duke u bazuar në shpifjen e një personi të vetëm.
Qeveria e Kantonit, pas ankesës së të riut, ka konstatuar se atij i është mohuar pa të drejtë pasaporta zvicerane dhe e ka kthyer lëndën në rishqyrtim. Përveç padrejtësisë që i është bërë 19 vjeçarit, kjo shkelje do t`i kushtojë buxhetit shtetëror me disa mijëra franga, shkruan Zofunger Tagblatt.
Në komunën Oftringen, asambleja e qytetarëve kishte miratuar pa vërejtje më shumë se 10 kërkesa për natyralizim. Por kur radha i erdhi vendimit për kosovarin 19 vjeçar, një i ri, moshatar i tij me të drejtë vote e merr fjalën dhe kërkon nga Këshilli Komunal dhe komisionet që të hidhet poshtë kërkesa e kosovarit, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, ai ka shkelur ligjet, ka shumë pak respekt për kulturën zvicerane dhe, thjesht “nuk është i pastër”. Edhe pse kryetari i komunës ua përkujton të pranishmëve edhe njëherë se i riu i plotëson të gjitha kriteret, asgjë nuk e shpëton më atë. Të pranishmit e hedhin poshtë me 78 vota kundër dhe 16 pro, kërkesën e të riut për pasaportën zvicerane.
Pak ditë pas kësaj, kosovari në bisedë me gazetarin, me një ton miqësor dhe në dialektin që e zotëron në mënyrë të përsosur shprehet i indinjuar. Ai nuk do ta shkelte as mizën ndërsa nuk arrin të kuptojë arsyen e atyre akuzave ndaj tij. Dhe, për fund ai e bën të qartë se çështjen do ta ndjekë më tej mbi bazën e të drejtës së tij ligjore.
Kështu, ai përmes avokatit të tij ia del që ankesa e tij në kanton të miratohet vetëm disa javë pasi që e kishte bërë. Akuzat ishin dëshmuar si të paqëndrueshme, shkruan Këshilli Qeveritar i Kantonit.
Një reputacion i mirë, pa vepra te kryera penale, me gatishmëri të madhe për integrim, dhe madje me 93 përgjigje të sakta, nga 95 gjithsej në testin e natyralizimit, kosovari meriton pasaportën më shumë se kushdo tjetër, argumenton kantoni. Po këto argumente i kishin edhe komisionet përkatëse dhe komuna qysh në kohën kur për kosovarin kishte votuar asambleja e qytetarëve.
I riu, për më tepër është shumë i familjarizuar me kulturën zvicerane. Ai, në emrin e punëdhënësit të tij madje kishte bërë punë vullnetare në Obewallis duke marrë pjesë në projekte për të mirën e komunitetit.
Kështu, e drejta duket se ka fituar, por padrejtësia e bërë më parë ndaj të riut, do t`u kushtojë taksapaguesve të komunës Oftringen para të konsiderueshme. Mbi 4000 franga komuna duhet të paguajë vetëm për shpenzimet procedurale dhe ato të avokatit.
Për natyralizimin e kosovarit, Asambleja e Qytetarëve do të detyrohet të votojë edhe njëherë. Personi që e ka shkaktuar gjithë këtë telashe, nuk është prononcuar për gazetën. Por ajo ka marrë vesh orientimin politik të tij: i riu, që nga muaji mars i këtij viti është në udhëheqjen e SVP-së së komunës së tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Talat Xhaferi: Zhvilluam zgjedhje evropiane dhe kontribuam në sjelljen evropiane të vendit
Gjobitet kompania që gjatë punimeve bllokoi rrugën magjistrale në Kaçanik
Dita e Drejtësisë në Shqipëri, SHBA-ja dhe BE-ja njëzëri: Reforma në drejtësi e pakthyeshme, s’ka hapa pas
Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar
Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë
Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?
Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme
Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër