Kanosi me armë dy persona, policia arreston të dyshuarin në Podujevë


Një person është arrestuar dhe pastaj është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dy persona të tjerë.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.
Sipas raportit të PK-së, arma e nuk është gjetur, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë, 16.06.2021 – 21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur dy viktimat meshkuj kosovarë. Arma nuk është gjetur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































