LAJMI I FUNDIT:

Kanos të birin me sëpatë, një vit burg për prizrenasin

Kanos të birin me sëpatë, një vit burg për prizrenasin

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit  R.S.

“Me datë 9 shtator 2021, në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare i akuzuari R.S., si rrjedhojë e problemeve të vazhdueshme familjare që kishte me të dëmtuarin – djalin e tij, i akuzuari R.S., seriozisht  e kanos të dëmtuarin – djalin e tij me qëllim të frikësimit se da ta privoj nga jeta, ashtu që pasi fjaloset me të dëmtuarin – djalin e tij, i akuzuari R.S., e merr një armë të ftohtë – sëpatën, me të cilën niset në drejtim të të dëmtuarit duke dashur ta sulmoj të njëjtin, por me sëpatë godet një objekt në afërsi të të dëmtuarit, dhe i drejtohet të njëjtit me fjalët “shtëpia është e imja, kam me ju mbyt, kam me ju kall”, si rrjedhojë e këtyre veprimeve tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për vet të dëmtuarin dhe anëtarët e familjes së tij”, njofton Gjykata Themelore në Prizren.

Gjykata, ka shpallur dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 09 shtator 2021, deri në ndërprerjen e kësaj mase.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit  ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori