LAJMI I FUNDIT:

Kanë filluar përgatitjet për testimin provë PISA për vitin e ardhshëm në Maqedoni

Kanë filluar përgatitjet për testimin provë PISA për vitin e ardhshëm në Maqedoni
Foto: Ilustrim

Me online-trajnime të mësimdhënësve dhe drejtorëve nga shkollat e mesme në vend, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka filluar përgatitjet për testimin e ardhshëm provë PISA.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska u uroi trajnim të suksesshëm mësimdhënësve dhe drejtorëve, duke theksuar se ato janë hallkë më e rëndësishme për arritjen e rezultateve të mira të testimit.


“Që rezultatet e testeve të bëhen krenaria jonë kombëtare kërkon një angazhim dhe punë të madhe nga të gjithë ne. Kjo është arsyeja pse mësimdhënësit dhe mënyra se si ata do t’i transferojnë njohuritë tek fëmijët janë thelbësore në këtë proces dhe në rezultatet që do t’i arrijmë vitin e ardhshëm. Përmirësimi i cilësisë dhe rritja e efikasitetit të arsimit sipas standardeve moderne arsimore botërore janë qëllimet kryesore të politikës sonë arsimore. Për atë qëllim, ne jemi duke e organizuar këtë trajnim i cili duhet t’i përmirësojë rezultatet e testeve të ardhshme”, tha Carovska.

PISA (Programme for International Student Assessment) është një studim ndërkombëtar që i vlerëson aftësitë, njohuritë e nxënësve në moshën 15 vjeçare, kryesisht në tre fusha: aftësi për lexim me kuptim – dhe qasja kritike për leximin e materialeve të shkruara, shkrim-leximi matematikor, interpretim dhe zgjidhje e një problemi duke organizuar dhe interpretuar informacione të dhëna dhe duke zgjedhur një metodë për zgjidhjen dhe shkrim-lexim në shkencat natyrore – njohja e pyetjeve shkencore, përdorimi i njohurive shkencore, identifikimi i përmbajtjes në kërkimin shkencor dhe lidhja e të dhënave shkencore me provat dhe përfundimet.

“PISA është program i vazhdueshëm ciklik që ofron pasqyrë në politikat dhe praktikat arsimore dhe ndihmon në ndjekjen e trendëve në përvetësimin e njohurive dhe aftësive të studentëve të së njëjtës moshë në vende të ndryshme dhe nëngrupeve të ndryshme demografike në secilin vend. Ky vlerësim jo vetëm konfirmon nëse nxënësit mund t’i riprodhojnë njohuritë e tyre, por gjithashtu shqyrton se sa mirë ata mund ta përdorin atë që kanë mësuar në situata të panjohura në shkollë dhe jashtë saj”, informon MASH për testimet PISA organizuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori