LAJMI I FUNDIT:

Kandidati për deputet nga Lista Serbe, Branisllav Nikolliq – rrah aktivistin e Iniciativës Qytetare, Goran Vasileviq në Shtërpcë

Kandidati për deputet nga Lista Serbe, Branisllav Nikolliq – rrah aktivistin e Iniciativës Qytetare, Goran Vasileviq në Shtërpcë

Goran Vasileviq nga Shtërpca, aktivist i Iniciativës Qytetare “Për liri dhe drejtësi” , ka thënë për radio-televizionin Kim, se mbrëmë në kafiterinë “Kapra” është rrahur nga kandidati për deputet i Listës Serbe, Branisllav Nikoliq.

Në anën tjetër, Nikolliq ka mohuar gjitha pretendimet, e sipas viktimës së sulmit – policia në Shtërpcë dhe Ferizaj nuk dëshiron të ndajë informacionet me opinionin, transmeton Telegrafi.


Gjatë një deklarate dhënë për Kim, Vasileviq tha se mbrëmë rreth orës 19, Nikoliq fillimisht e kishte sulmuar verbalisht dhe më pas edhe fizikisht.

Thotë se kandidati për deputet nga Lista Serbe po qëndronte i ulur me dhjetëra miq, derisa Vasileviq ishte me dy miq.

“Ne po dilnim dhe e ata menjëherë dolën pas nesh – ishin shtatë apo tetë persona. Mua me ndali ish-deputeti Branisllav Nikoliq dhe më pyeti  – ‘Çfarë ke ti kundër meje, familjes time dhe Listës Serbe?”, ka shpjeguar Vasileviq ngjarjen duke shtuar se Nikolliq e ka sharë dhe ofenduar – duke i kërkuar miqve që ta mbajnë derisa ai po rrihte.

“Personalisht Branisllavi me ka goditur, derisa dhjetëra prej tyre më mbanin”, ka shtuar Vasileviq.

“Ai thoshte se jam kundër Listës Serbe, se jam shqiptar. Ai këto pretendime i bëri pasi që dje jam certifikuar nga KQZ në partinë e Nenad Rashiqit. Kanë dashur të më frikësojnë, që është një taktikë e tyre. Nuk e di se çfarë do të bëjnë tjetër deri te zgjedhjet”, ka shtuar ai.

Vasileviq pasi është rrahur ka shkuar në stacionin policor të Shtërpcës, dhe më pas në ambulancë ku janë konstatuar lëndime në kokë dhe hundë.

E Branisllav Nikoliq, kandidat për deputet nga Lista Serbe ka mohuar pretendimet e Vasileviqit.

“Kjo nuk është e vërtetë, janë dezinformata. Asgjë nuk ka ndodhur. Unë kam festuar mbrëmë, kam pasur mysafirë në shtëpi. Asgjë nuk ka ndodhur”, ka thënë për Kim, Nikolliq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori