LAJMI I FUNDIT:

Kandidati i pavarur dhe ish-gjenerali i NATO-s, fiton zgjedhjet presidenciale në Çeki

Kandidati i pavarur dhe ish-gjenerali i NATO-s, fiton zgjedhjet presidenciale në Çeki

Petr Pavel, një ish-gjeneral i NATO-s, do të bëhet presidenti i ardhshëm i Republikës Çeke pasi mundi kundërshtarin e tij, miliarderin dhe ish-kryeministrin, Andrej Babis.

Pas numërimit të më shumë se 90 për qind të votave, Pavel ka siguruar 57 për qind të votave krahasuar me 43 që ka fituar Babis.


Kryeministri aktual çek, Petr Fiala e përgëzoi ish gjeneralin, i cili mbështet ukrainasit në luftën kundër Rusisë, raporton politico.

Presidenti i ardhshëm 61-vjeçar kandidoi si kandidat i pavarur politik dhe premtoi të zvogëlojë polarizimin në këtë shtet të Evropës Lindore.

Ndërsa pjesa më e madhe e pushtetit politik qëndron tek kryeministri çek, Pavel ka qenë mbështetës i zëshëm i lidhjeve më të ngushta me Bashkimin Evropian, duke përfshirë edhe adoptimin e euros si monedhë zyrtare në Çeki.

Para se të kandidonte për president, Pavel ishte shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë çeke midis 2012 dhe 2015, dhe më pas shërbeu si kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s nga 2015 deri në 2018. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori