LAJMI I FUNDIT:

Kandidatët për kryetarë komunash në Maqedoni, nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim me organizatat qytetare

Kandidatët për kryetarë komunash në Maqedoni, nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim me organizatat qytetare
Në suaza të projektit “Dita më pas: Zgjedhjet lokale”, Fondacioni Friedrich Ebert – zyra Shkup në bashkëpunim me organizata progresive qytetare dhe përfaqësues të jetës akademike, në periudhën shtator-tetor të këtij viti organizoi aktivitete për përmirësimin e gjendjes shoqërore në nivel lokal në Maqedoni.

Aktivitetet u realizuan në të gjitha 8 rajonet planore të Maqedonisë – Veles, Shtip, Gjevgjeli, Prilep, Ohër, Mavrovë/Rostushë, Komuna Qendër, Bashkia e Shkupit dhe komunat në territorin e Shkupit. Koordinatorët nga sektori qytetar kanë pasur për detyrë të konsultojnë organizatat qytetare në çdo komunë me qëllim që të krijohen kërkesa nga sfera të ndryshme të cilat sot u shfaqën para kandidatëve për kryetarë komunash.

Konferencat për shtyp të mbajtura sot në komunat e përmendura më lartë u emëruan “Detyrim sot! Për ditën më pas!”, nga fondacioni Friedrich Ebert u ftuan të gjithë kandidatët për kryetarë nga komunat e përfshira në projekt dhe kërkesat e organizatave qytetare u prezantuan para kandidatëve në konsultim të drejtpërdrejt.


Sapo këto kandidatë të marrin besimin e qytetarëve, menjëherë fillon procesi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe plotësim të kërkesave të sektorit qytetar të përkrahura nga Fondacioni Friedrich Ebert – zyra Shkup./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori