LAJMI I FUNDIT:

Kanceri, sëmundja që kap shifra të larta për trajtim

Kanceri, sëmundja që kap shifra të larta për trajtim

Tetori i njohur si muaji rozë ka për qëllim trajtimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit. Kjo sëmundje ka një kosto të lartë për trajtim. Pacientët kanë rrëfyer për vështirësitë, derisa udhëheqësit në Onkologji kanë treguar se barnat sigurohen deri në 80 për qind.

Klinika e Onkologjisë në Prishtinë, tash e tetë vjet është objekti i dytë më i frekuentuar për Xhevahire Krasniqin.

Ajo për gjithë këtë periudhë kohore po përballet me sëmundjen kancerit të gjirit.

Krasniqi, një zonjë e fortë që për tërë këtë kohë i ka mbijetuar kësaj sëmundje të rëndë, gjatë gjithë kohës ka pasur shumë probleme për sigurimin e terapisë për trajtim.

Ajo ka rrëfyer për RTV Dukagjinin se kostoja për trajtimin e kësaj sëmundje ësshtë katërshifrore.

Xhevahire Krasniqi

“Kjo sëmundje të jep stres por stresi tjetër është për pacientët që duhet më mendu gjithmonë a ka me pas terapi kur ki me shku me marr. Çdo herë kur shkon para se me marr terapinë,  duhesh me shku te sporteli për me marr listën që duhet më i ble pasi s’mundesh me marr kimioterapinë pa i blerë gjërat. Nëse s’kemi mbështetje prej familjarëve për një buxhet që e kemi është e pamundur me ja dalë”, ka thënë Krasniqi.

E ndonëse tashmë kjo klinikë ka një listë për barnata esenciale që sigurohen, duket se për disa vazhdon të jetë gjendja e njëjtë si vite më parë.

Një rastë i tillë është ai i familjes Rafci nga Prizreni.

Minire Rafci e cila të prekur me sëmundejn e kacerit e ka bashkëshortin, ka treguar se për një terapi kanë pritur tash  e tri javë dhe në fund janë detyruar ta blejnë me paratë e veta.

Minire Rafci

E kostoja që kap shifrën qindra euro brenda ditës është e papërballushme.

“Kimioterapi s’ka, kushtet nuk i kam, veq dje kom pagu 400 euro. Qe tri javë kamë prit për këtë kimioterapi dhe s’ka pas, dje na thanë që s’ka apet dhe e kemi blerë vetëm sot krejt kimioterapinë”, ka theksuar Rafci.

Se kostoja e trajtimit të sëmundjes së kancerit të gjirit kapë shifrat e larta e thotë edhe Nafije Latifi nga shoqata “Jeta-Vita”.

Nafije Latifi, “Jeta-Vita”

“Mungesa ka pasi klinika është bërë për 100 pacientë  e aty frekuentojnë mbi 300 brenda ditës. Asnjëherë prej se unë e përcjelli këtë problem, nuk ka pas mbulueshmëri të plotë të terapisë. Është e saktë që një numër i pacientëve duhet të blejnë barnat herë pas here edhe pse janë në listën esenciale”, ka potencuar Latifi.

Për koston e lartë që e ka një pacient për terapinë për sëmundje të kancerit të gjirit ka folur edhe drejtori i klinikës se Onkologjisë, Arben Bislimi.

Sipas Bislimit, deri në 80 për qind e listës është e  siguruar por në raste kur disa mungojnë dhe duke e ditur koston e  tyre barra ju bije familjarëve të pacientëve.

Arben Bislimi, Drejor i Onkologjisë

“Në bazohemi në mbulushmërinë e listës esenciale të klinikës dhe ajo gjithmonë sillet 70 deri në 80 për qind. Sëmundjet malinje janë sëmundje me kosto të lartë të trajtimit dhe cdo mungesë reflekton edhe në punën tonë. Çdo mungesë që shfaqët në kliniken tonë reflekton në punën tonë dhe përballemi me ata pacientë dhe e dimë cfarë mundësish kanë pacientetët duke e ndërlidhur koston e lartë të trajtimit, shkakton probleme dhe e rëndon ekonominë famijare të pacientëve”, ka potencuar Bislimi.

Në tërë Kosovën janë vetëm 20 onkologë që trajtojnë me mijëra raste gjatë vitit.

Muaji tetor është muaji rozë në mënyrë që të ketë senzibilizim të grave për parandalimin e trajtimin e kancerit të gjirit.

Deri në fund të shtatorit janë rreth 300 raste të reja të grave që janë diagnostifikuar më këtë sëmundje. /RTVDukagjini/