LAJMI I FUNDIT:

Kancelari austriak, Nehammer: E mbështesim thirrjen e Kosovës për shtim të numrit të trupave të NATO-s

Kancelari austriak, Nehammer: E mbështesim thirrjen e Kosovës për shtim të numrit të trupave të NATO-s

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer ka thënë Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një mënyrë që të ballafaqohen mes vete dhe të krijojnë një të ardhme prosperuese.

Ai gjatë një konference për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka thënë se e rëndësishme është që partnerët ndërkombëtarë të lënë hapësirë që të dyja shtetet të mund të vendosin se sa larg mund të shkojnë në negociatat e tyre.


“Austria e sheh vetveten më së pari jo vetëm në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, por në lidhje me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimorë si urë me Bashkimin Evropian. Pra dhe në këtë ne e shohim veten si urë lidhëse. E, të dyja shtetet duhet të gjejnë mënyrë që të ballafaqohen me njëri-tjetrin dhe të krijojnë një të ardhme prosperuese, paqësore për aq sa është e mundur. Pra me rëndësi është që partnerët ndërkombëtarë të lënë aq hapësirë që të dyja shtetet të mund të vendosin se sa larg mund të shkojnë në negociatat e tyre”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashk me kancelaris e Austrisë, Karl Nehammer në një konferencë për media

Po ashtu siç tha Nehammer, Austria do të jetë e gatshme që të ofrojë ndihmë në përkrahje të dy shteteve.

“Njëkohësisht është shumë e rëndësishme, Austria do të jetë e gatshme që të ofrojë ndihmë në përkrahje ku për arsye të ndryshme nuk mund të gjendet kompromisi në atë moment. Pra është e rëndësishme besoj, dhe Austria është partnere e mirë në këtë drejtim, dhe kjo është për shkak të historisë austriake pasi kanë ndodhur shumë gabime në të kaluarën tonë historike dhe kemi nxjerr mësimet tona nga ato. Me këtë përvojë historike ne i ofrojmë si ndihmë në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Pasi paqja, prosperiteti mund të fitohet vetëm kur bëhet bashk”, u shpreh ai.

Ai theksoi se palëve në dialog duhet t’i jepet koha e mjaftueshme që të arrijnë një marrëveshje të suksesshme.

“Varet jo vetëm nga negociatorët që marrëveshja të jetë e suksesshme, por është me rëndësi që të mundësohet koha e mjaftueshme për të gjetur rrugën e përbashkët. Pra ne jemi aty si urë lidhëse, si ndërtues urash. Sigurisht kemi pasur diskutime dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe gjithmonë jemi në kërkim të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për në këtë drejtim”, ka thënë ai raporton Telegrafi.

I pyetur se a do ta përkrah Austria, Kosovën me trupa shtesë në NATO, ai tha: “Austria ofron më shumë se 300 ushtarë që kryejnë detyrat për siguri në Kosovë. E mbështesim thirrjen e Kosovës për shtim të numrit të trupave të NATO-s, në Kosovë për siguri më të madhe dhe do të jemi të gatshëm që të ofrojmë trupa mbështetës nëse KFOR na e kërkon këtë gjë. Është më rëndësi të dihet se edhe komunitetet e ndryshme pajtohen me praninë e trupave të KFOR-it, pra jemi plotësisht të bindur dhe të gatshëm që të ofrojmë më shumë trupa nëse kjo kërkohet nga NATO dhe KFOR dhe qëndrojmë në dispozicion që të kontribuojmë në dialog sido që të na kërkohet”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori