LAJMI I FUNDIT:

Kanadasë po i mbarojnë rezervat e kanabisit, vetëm dy ditë pas legalizimit (Foto)

Kanadasë po i mbarojnë rezervat e kanabisit, vetëm dy ditë pas legalizimit (Foto)

Janë bërë vetëm dy ditë që e ka legalizuar kanabisin dhe Kanadasë i janë shpenzuar rezervat e kësaj substance narkotike, kështu që është nevojitur intervenimi i policisë.

Raportohet për radhë të gjata dhe mungesa në disa lokale, ndërsa në shumë dyqane blerësit janë detyruar të kthehen prapa, transmeton Telegrafi.


Pasi priti për shtatë orë, një blerës nga Montreal i njohur vetëm si Alexander, është kthyer prapa, pasi lokali është mbyllur gjatë orës nëntë të mbrëmjes. Aty është ftuar policia që të shpërndajë të pranishmit, ndërsa nuk raportohet për incidente.

Në anën tjetër, blerësit janë ankuar për çmime të larta, si 5.25 dollarë kanadezë në Quebec, teksa 18.99 për një gram në Saskatchewan. Para se të legalizohej, nuk paguhej më shumë se 6.79 dollarë për një gram kanabis.

Statistikat tregojnë se që në orët e para të legalizimit, në Ontario ka pasur 38,000 kërkesa, teksa në Quebec janë bërë 42,000 kërkesa përmes internetit në vetëm disa orë, duke tejkaluar çdo pritshmëri.

“Ishte ftohtë dhe duhej të prisnim në radhë, andaj shkëmbenim ‘jointa’ derisa qeshnim dhe këndonim, ishte shumë argëtuese” ka thënë një blerëse, e cila ia doli të sigurojë një dozë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Google Maps ka

Google Maps ka "mjegulluar" një shtëpi në një rrugë të zakonshme në Ohio - për një arsye të veçantë

Interesante
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Ja një “test truri” i ri, i cili po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale

Ja një “test truri” i ri, i cili po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale

Interesante
Kopshti Shadzeh i Iranit,

Kopshti Shadzeh i Iranit, "një diamant në mes të shkretëtirës"

Interesante
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Interesante
Kalo në kategori