LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja me një super-makinë të fuqishme që do të rivalizojë me Ferrari

Kanadaja me një super-makinë të fuqishme që do të rivalizojë me Ferrari

Super-makinë e njëjtë me Felino CB7, por e përshtatur për rrugë të zakonshme

Në vitin 2014, Kanadaja ka hyrë në tregun e super-makinave me Felino CB7, që ishte një makinë e fokusuar për pista, transmeton Telegrafi.


I themeluar nga garuesi Antonie Bessette, Felino tani e ka prezantuar versionin e dizajnuar për rrugë të zakonshme CB7R.

“Shënjestër janë klientët, që kanë njohuri në vozitje të shpejta, ndërsa do të jetë i ndërtuar në bashkëpunim me ekspertë të kompanive të huaja”, është thënë lidhur me këtë veturë, që pritet të rivalizojë me Ferrari dhe Lamborghini.

Sipas Felino, ky model që është ndërtuar nga një garues, pritet t’i mundësojë shoferëve të rinj, që të marrin energjinë dhe ndjenjën për një vozitje sa më të përshtatshme në shpejtësi të lartë.

Nën kapak pritet ta ketë motorin me 6.2 litra, që prodhon 525 kuaj fuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 2.9 sekonda.

Mirëpo, është edhe opsioni me 7.0 litra V8, që prodhon deri në 600 kuaj fuqi, që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për të njëjtën kohë, por ofron vozitje shumë më të mirë. /Telegrafi/