LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja kërkon që Meta të heqë ndalimin e lajmeve për të lejuar shkëmbimin e informacionit për zjarret

Kanadaja kërkon që Meta të heqë ndalimin e lajmeve për të lejuar shkëmbimin e informacionit për zjarret

Një ministër i qeverisë kanadeze kërkoi të premten që Meta të heqë ndalimin e lajmeve të brendshme nga platformat e saj për të lejuar njerëzit të ndajnë informacione për zjarret në perëndim të vendit.

Meta nisi bllokimin e lajmeve në platformat e saj Facebook dhe Instagram për të gjithë përdoruesit në Kanada këtë muaj në përgjigje të një ligji të ri që kërkon që gjigantët e internetit të paguajnë për artikujt e lajmeve.


Por disa njerëz që ikin nga zjarret në qytetin verior të largët Yellowknife janë ankuar në mediat vendase se ndalimi i pengoi ata të ndajnë të dhëna të rëndësishme për zjarret, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një qytet i tërë është evakuuar në Kanada, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po luftonin për të mbajtur nën kontroll një zjarr të madh
Lexo po ashtu Një qytet i tërë është evakuuar në Kanada, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po luftonin për të mbajtur nën kontroll një zjarr të madh

“Ajo që po bën Meta tani është krejtësisht e papranueshme… ne shohim se për shkak të këtij ndalimi, njerëzit nuk kanë qasje në informacione që janë absolutisht thelbësore”, ka thënë në një konferencë ministri i Transportit, Pablo Rodriguez.

“Kërkoj që Meta të anulojë këtë vendim”, vazhdoi Rodriguez, i cili në detyrën e tij të mëparshme si ministër i trashëgimisë mbikëqyrte legjislacionin që kërkon pagesa për artikujt.

Ndërsa Chris Bittle, një ligjvënës i Partisë Liberale në pushtet, u ankua të enjten se “veprimet e Meta për të bllokuar lajmet janë të pamatura dhe të papërgjegjshme”.

Në përgjigje, një zëdhënës i Meta tha se kompania kishte aktivizuar funksionin “Safety Check” në Facebook që lejon përdoruesit të ndajnë fjalën se ata janë të sigurt në vazhdën e një fatkeqësie natyrore ose një krize. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Tregu i PC-ve në SHBA kishte tremujorin më të mirë në 10 vitet e fundit, thotë Gartner

Tregu i PC-ve në SHBA kishte tremujorin më të mirë në 10 vitet e fundit, thotë Gartner

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori