LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja në shok, me veturë shkeli familjen në trotuar – gjithçka ndodhi vetëm pse ishin myslimanë

Kanadaja në shok, me veturë shkeli familjen në trotuar – gjithçka ndodhi vetëm pse ishin myslimanë

Kanada është në shok pasi që Nathaniel Veltman, 20-vjeç, kreu një krim që nga urrejtja dhe ia mori jetën gjyshit 74-vjeç, babait 46 dhe nënës 44 si dhe vajzës 15-vjeçe – derisa djaloshi 9-vjeçar ka mbijetuar.

Djaloshi është dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është stabile, e krimi i kryer ka ndodhur në qytezën London në provincën e Ontarios, transmeton Telegrafi.


Vrasësi menjëherë është arrestuar dhe akuzohet për vrasjen me paramendim të katër personave. Identiteti i viktimave nuk është zbuluar, por në rrjetet sociale është shfaqur fotografia e kësaj familje të pafat.

Ata kishin emigruar nga Pakistani 14 vite më parë dhe ishin të njohur në komunitetin lokal. Në këtë qytezë jetojnë rreth 500.000 banorë, ku prej tyre janë 30.000 myslimanë.

Shoferi Nathaniel Veltman kishte zgjedhur për shkak të besimit të tyre – kështu kishte rritur gazin në një udhëkryq duke i shkelur me mjet, ka njoftuar policia kanadeze.

Sulmi ka ndodhur të dielën pasdite, kurse vrasësi është arrestuar pak minuta më vonë në parkingun e një qendre tregtare. CBS News raporton se vrasësi sipas të gjitha gjasave do të mbetet prapa grilave deri në fillimin e gjykimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori