LAJMI I FUNDIT:

Kamuflimi me “storje suksesi” i gabimit të para tri viteve

Kamuflimi me “storje suksesi” i gabimit të para tri viteve

Tri vite më pas, në një shkrim të tij në Facebook, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes metodave të tij të njohura tashmë, po provon të kamuflojë gabimin e tij të para tri viteve në lidhje me Marrëveshjen për demarkacionin Kosovë – Mal i Zi të nënshkruar në gushtin e vitit 2015. Siç dihet, kjo marrëveshje ka ngecur e pa ratifikuar deri tani në Kuvendin e Kosovës për shkak të pretendimeve të opozitës së atëhershme (VAN) se, me këtë marrëveshje, Kosova humb pjesë të territorit të saj. Si rrjedhojë, mos ratifikimi i kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e ka prolonguar liberalizimin e vizave për kosovarët me Bashkimin Evropian në këto tri vitet e fundit.

Sikurse secilën herë kur kemi të bëjmë me situata të atilla, ku duhet adresuar merita diku tjetër e jo tek presidenti apo njerëzit e tij, edhe kësaj radhe presidenti provon ta shndërrojë këtë ri-marrëveshje me Malin e Zi në një gjest sublim personal dhe në një të arritur të tij të madhe në vigjilje të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës!


Përndryshe, deklarata e tij në Facebook në lidhje me marrëveshjen më të re Kosovë-Mali i Zi për demarkacionin, është shumë kontradiktore, është mohim total i fakteve dhe argumenteve të tij të dhëna gjatë këtij trevjeçari.

Fillimisht, presidenti vetë e pranon se ka pasë gabime eventuale në marrëveshjen të cilën (vetë e ka nënshkruar e ku gjithnjë ka mohuar të ketë pasur gabime eventuuale) dhe të gjithë jemi në dijeni se për shkak të gabimeve (të presidentit, sepse asnjëherë, as pala kosovare e as ajo malazeze, nuk janë deklaruar se gabimi të jetë bërë nga pala malazeze), liberalizimi i vizave për kosovarët është prolonguar për tri vite. Pra, konstatimi zyrtar nga qeveria e kaluar dhe Presidenca se, marrëveshja për demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi në gushtin e vitit 2015, është nënshkruar pa asnjë gabim, bie poshtë automatikisht dhe me këtë, kauza e opozitës së kaluar (përjashto këtu AAK-NISMA), dhe e kësaj së tashmes (prapë me përjashtime), për refuzimin e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje në Kuvend, po del të jetë kauzë jo edhe aq false siç pretendonte gjithmonë një pjesë e pozitës së djeshme dhe të sotme e që, sipas saj, kjo kauzë kishte qëllime elektorale apo qëllime të rrëzimit të pushtetit, respektivisht marrjes së pushtetit. Pra, qëllimin e partive politike për refuzimin e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit Kosovë-Mali i zi, tash e legjitimoi presidenti me pranimin e tij edhe zyrtarisht se, kjo marrëveshje e nënshkruar në gushtin e vitit 2015 kishte gabime eventuale të cilat, sipas tij me vullnetin e mirë të palës malazeze, u korrigjuan tek tani.

E dyta, presidenti e mbështetë këtë “arritje” të tij falë vullnetit të mirë të palës malazeze (që nënkupton se pala malazeze ka pranuar të korrigjohet gabimi i palës kosovare, respektivisht, gabimi i presidentit) dhe falë përkushtimit të lidershipit kosovar (treshes Thaçi-Haradinaj-Veseli) e që nënkupton se edhe kryeministri Haradinaj (i cili deri dje ishte kategorik në mospranimin e kësaj marrëveshjeje, sot qenka zbutur në qëndrimin e tij) qenka mjaftuar me një “lëvdatë” nga presidenti për përkushtimin e tij prej lideri duke harruar në të njëjtën kohë gabimin e presidentit, nënshkrimi i të cilit, siç e thamë edhe më lart, e ka prolonguar liberalizimin e vizave për kosovarët për tre vjet rresht.

E treta, me plot cinizëm dhe demagogji, presidenti deklaron se kjo marrëveshje e re (e re për shkak të gabimeve tëp) na qenka “dhurata” më e mirë që mund të ndodhë në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë (dhuratë kjo e cila do të mund të ishte po aq e mirë edhe tri vite më herët, nëse presidenti nuk do të vinte nënshkrimin e tij gabimisht) dhe në të njëjtën kohë, me po aq cinizëm e demagogji, presidenti e gjuan topin e fajësisë tek partitë politike dhe tek vullneti i tyre për ta ratifikuar marrëveshjen (e korrigjuar pas gabimeve të tij tri vite më parë). Me një fjalë, sipas tij, presidentit pra, ai është i pastër si loti në këtë punë, e korrigjoi gabimin e tij tri vjet më vonë, tash duhet të vazhdohet tutje, duke mos marrë përsipër përgjegjësi për këto tri vitë prolongim dhe se tash krejt varet tek vullneti politik i partive politike nëse donë t’a ratifikojnë këtë marrëveshje apo jo!

Suma sumaruum, marrë parasysh edhe disa faktorë tjerë, Kosova dhe kosovarët kanë mbetur të izoluar nga Evropa për tri vite rresht për shkak të një gabimi trashanik e sharlatanesk që e ka bërë vetë presidenti kur e kishte nënshkruar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi në vitin 2015. Tash, presidenti le që nuk kërkon falje, porse del dhe thotë pa fije turpi: “Urime Kosovë, kjo është dhurata më e mirë për këtë dhjetëvjetor të pavarësisë!”

Pra, injoranca e tij arrin deri në atë nivel saqë tash neve na kërkohet ta harrojmë mospasjen e liberalizimit të vizave nga Evropa për shkak të injorancës së tij dhe, përtej çdo akti paturpësie, pret që ne, të mashtruarit, t’i themi: “Faleminderit president që e korrigjove gabimin tuaj dhe na e solle liberalizimin e vizave!”

Në një vend normal, me njerëz normal e të ndershëm, me institucione normale, të ndershme e llogaridhënëse, qysh sot, presidenti do të duhej që, fillimisht të kërkojë falje për gabimin e tij që na mbajti ne (popullin) të izoluar për tri vite më shumë sesa duhej, së dyti, do të duhej që në mënyrë të parevokueshme të japë dorëheqje nga posti i presidentit dhe së treti, e që është më e rendësishmja, presidenti do të duhej që, qysh sot, të ishte subjekt i ngritjes së aktakuzës për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të dëmshme për shtetin dhe popullin e saj dhe do të duhej të ulej në bankën e të akuzuarit dhe të priste denimin e merituar.

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori