LAJMI I FUNDIT:

Kampion në fushë dhe jashtë saj, lojtarët e Feronikelit dhurojnë donacion për zonjën Qerkezi që i humbi familjarët në luftë

Kampion në fushë dhe jashtë saj, lojtarët e Feronikelit dhurojnë donacion për zonjën Qerkezi që i humbi familjarët në luftë

Skuadra e Feronikelit frymon si një familje dhe këtë e dëshmoi edhe në emisionin “Oxygen” të moderatorit Besim Dina.

Atmosfera që krijuan katër lojtarët e skuadrës, Mevlan Zeka, Lapidar Lladrovci, Kastriot Rexha dhe Yll Hoxha, ishte e jashtëzakonshme, përcjellë Gazeta Olle.

Pas përfundimit të kuizit, lojtarët e Niklit kanë bërë një gjest fantastik.


Gruaja që është bërë sinonim i vuajtjes në Gjakovë, thotë se nga shteti merr vetëm 250 euro por i është ndalë ndihma sociale
Lexo po ashtu Gruaja që është bërë sinonim i vuajtjes në Gjakovë, thotë se nga shteti merr vetëm 250 euro por i është ndalë ndihma sociale

Shumën e fituar, që ishte 700 euro, ata e kanë dhuruar për zonjën nga Gjakova, Ferdonije Qerkezi, e cila ka mbetur e vetme që prej luftës së vitit 1999, ku forcat serbe ia kanë vrarë burrin dhe katër djemtë.

Ferdonije Qerkezi (Foto: Artan Korenica)

Fjalimin përmbyllës e mbajti sulmuesi gjakovar, Zeka.

“Këtë shumë ia dërgojë si donacion familjes Qerkezi nga Gjakova, zonjës Ferdone të cilës ia kanë vrarë familjen në luftë”, deklaroi Zeka.

“Kemi dëgjuar që zonjës iu është ndalur edhe pensioni, atëherë për këtë familje shkon kjo shumë”, shtoi ai.

Gjesti u përcoll me një duartrokitje të madhe nga të gjithë të pranishmit.

“Ju lumtë. Krenar me këta djemë”, shtoi Besim Dina në fund.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Ndërkombëtare
Kalo në kategori