LAJMI I FUNDIT:

Kamioni me bukë, përplaset për kamionin me mish (Video)

Kamioni me bukë, përplaset për kamionin me mish (Video)

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit, në New Yersey të Shteteve të Bashkuara, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy kamionë.

Këto makina transportuese, njëra ishte e mbushur me mish të përpunuar, kurse tjetra me bukë.


Si pasojë e përplasjes, nga rimorkiot kanë rënë sasitë e ushqimeve dhe janë shpërndarë në rrugë, transmeton Telegrafi.

“Të lënduar zero. Sendviçë të krijuar 103,248 copë”,ka komentuar dikush me mahi, pasi nga ky aksident nuk është lënduar askush.

Pos kolonave të gjata të veturave, që është dashur të presin derisa është pastruar rruga, kurse nga kjo përplasje kamionësh janë shënuar vetëm dëme materiale. /Telegrafi/