LAJMI I FUNDIT:

Kamioni bie në humnerë, humb jetën 31-vjeçari ukrainas në Gjirokastër

Kamioni bie në humnerë, humb jetën 31-vjeçari ukrainas në Gjirokastër

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë tunelit të Skërficës në Gjirokastër.

Një kamion, me të cilin po transportohej çimento, ka dalë nga rruga e ka përfunduar në humnerë duke u përfshirë më pas nga flakët.


Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 31-vjeçar nga Ukraina.

Policia dyshon se Andriu Khrustalov ka humbur kontrollin e kamionit duke shkaktuar më pas këtë aksident të rëndë.

Pamjet më poshtë vijnë nga vendngjarja ku siç duket, kamioni është ende nën flakë.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave në dalje nga një kthesë, por do të jetë grupi hetimor që do të zbardhë rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë shqiptareRreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Tv Klan