LAJMI I FUNDIT:

Kamionët e akullores në Gaza që dikur “sillnin buzëqeshje” tani janë shndërruar në morgje të improvizuara

Kamionët e akullores në Gaza që dikur “sillnin buzëqeshje” tani janë shndërruar në morgje të improvizuara

Zyrtarët shëndetësorë në Gaza janë të detyruar që trupat e palestinezëve të vrarë nga sulmet ajrore izraelite t’i mbajnë në kamionë akulloresh sepse transferimi i tyre në spitale është shumë i rrezikshëm dhe varrezat kanë mungesë të hapësirës.

Izraeli ka realizuar bombardimet më të ashpra në Gaza për të goditur Hamasin pasi kreu sulmin më vdekjeprurës ndaj Izraelit për dekada, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


“Morgu i spitalit mund të marrë vetëm 10 trupa, kështu që ne kemi sjellë ngrirës të akulloreve nga fabrikat e akullores për të ruajtur numrin e madh të martirëve”, ka thënë Dr. Yasser Ali nga spitali Shuhada Al-Aqsa në Deir Al- Balah.

Kamionët ngrirës, jashtë të cilëve ende shihen imazhe reklamuese të fëmijëve të buzëqeshur duke shijuar akullore, zakonisht përdoren për të bërë dërgesa në supermarkete.

Spitalet në Gaza paralajmërojnë se mijëra pacientë mund të vdesin në mungesë furnizimesh
Lexo po ashtu Spitalet në Gaza paralajmërojnë se mijëra pacientë mund të vdesin në mungesë furnizimesh

Tani ato janë morgje të improvizuara për viktimat e luftës shkatërruese midis Hamasit dhe ushtrisë izraelite.

Këto pamje vijnë gjithashtu pasi spitalet po mbarojnë me furnizime dhe po përpiqen të përballojnë numrin në rritje të të plagosurve.

Izraeli është zotuar se do ta asgjësojë Hamasin pasi luftëtarët e tij sulmuan qytetet izraelite më 7 tetor duke qëlluar burra, gra dhe fëmijë dhe duke kapur pengje.

Kjo do të thotë se numri i të vdekurve në Gaza do të rritet ndjeshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Kalo në kategori