LAJMI I FUNDIT:

Me kamion të vjedhur, siriani “fshin përpara” disa vetura në Gjermani – tetë të lënduar dhe policia po dyshon për një sulm terrorist

Me kamion të vjedhur, siriani “fshin përpara” disa vetura në Gjermani – tetë të lënduar dhe policia po dyshon për një sulm terrorist

Një sulm ndaj disa makinave në qytetin perëndimor të Limburgut po hetohet si terrorizëm, kanë thënë burime të sigurisë për mediat gjermane.

Të hënën, një burrë rrëmbeu një kamion dhe u përplas në tetë automjete duke pritur në semafor, duke plagosur tetë persona, shtatë prej të cilëve u trajtuan në spital, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.


Si rezultat, një tridhjetedyvjeçar është arrestuar, si i dyshuar.

Me origjinë nga Siria, burri jeton në Gjermani që nga viti 2015, thonë raportet lokale.

Transmetuesi publik ZDF citoi burime të kenë thënë se incidenti po trajtohej nga hetuesit edhe si një “sulm me motive terroriste”, megjithëse ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, tha të martën se ai ende nuk mund të thoshte se si po klasifikohej incidenti.

Policia kontrolloi një apartament në Langen, në jug të Frankfurtit, herët të martën dhe tha se ishte i lidhur me atë që kishte ndodhur në Limburg, thuhet në raportet lokale.

Prokurorët po hetojnë gjithashtu nëse sulmuesi kishte ndonjë shqetësim për shëndetin mendor.

I dyshuari duhej të paraqitej para një gjykatësi të martën, raporton gazetën Frankfurter Neue Presse (FNP).

Një dëshmitare, Bettina Yeisley, përshkroi duke folur me rrëmbyesin më pas pa kuptuar se ai kishte drejtuar kamionin.

“Unë i fola. Ai po rridhte gjak nga hunda, duart e tij ishin të përgjakura dhe pantallonat e tij ishin copëtuar. Ai tha ‘trupi po më dhemb’. Unë e pyeta emrin e tij dhe ai më tha që emri i tij ishte Mohamed”, tha ajo për mediat.

Raporte të tjera gjermane thanë se bëhet fjalë për një burrë me emrin Omar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori