LAJMI I FUNDIT:

Kamerat e sigurisë e filmuan duke nokautuar 12-vjeçarin që vallëzonte në rrugë, gjykata në Missouri e dënon sulmuesin me shtatë vite burgim

Kamerat e sigurisë e filmuan duke nokautuar 12-vjeçarin që vallëzonte në rrugë, gjykata në Missouri e dënon sulmuesin me shtatë vite burgim

Një burrë në Missouri që u kap nga kamerat duke nokuautuar 12-vjeçarin, që vallëzonte në trotuar të një rruge gjatë verës së kaluar, është dënuar me shtatë vite burgim.

Cedric Charles Moore Jr nga Cape Girardeau është shpallur fajtor gjatë 10 majit. 28-vjeçari kishte dalë nga një veturë e zezë në rrugën Main, duke iu afruar tinëzisht nga pas të riut, transmeton Telegrafi.


E derisa Ethan Hagler po vallëzonte në trotuar në afërsi të mësuesit të tij, Michael Curry dhe një djaloshi tjetër, Moore i afrohet nga pas dhe pa u menduar dy herë e godet me tërë forcën me grusht në fytyrë – duke e rrëzuar në tokë.

Në atë moment shihet Curry dhe një mik i tij duke ndjekur Moore, të cilin e priste vetura që të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pas analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, sulmuesi është arrestuar nga policia, kurse këto ditë i është shqiptuar dënimi prej 7 viteve burgim për sulm brutal ndaj valltarit të ri. /Telegrafi/