LAJMI I FUNDIT:

Kamerat e sigurisë brenda burgut amerikan, kapin momentin kur droni hedh pako me marihuanë dhe telefon për të burgosurin

Kamerat e sigurisë brenda burgut amerikan, kapin momentin kur droni hedh pako me marihuanë dhe telefon për të burgosurin

Autoritetet e sigurisë në Ohio kanë publikuar një video brenda një burgu, ku të burgosurit i arrin me dron një pako me marihuanë.

Kamerat e sigurisë brenda burgut Cuyahoga në Euclid, shfaq një burrë në oborrin e burgut të cilit i arrin pakoja me marihuanë që i hidhet nga ajër me ndihmën e një droni, transmeton Telegrafi.


Ai fillimisht shëtit vazhdimisht nëpër të njëjtën hapësirë, pasi e dinte se nga çasti në çast do t’i mbërrinte dërgesa, e kur sheh dronin duke fluturuar vrapon për ta kapur pakon që i hidhet në oborr.

E sipas autoriteteve të burgut, gjërat që ishin hedhur nga droni në oborrin e burgut përfshin marihuanë dhe telefon.

“Nëse ka ndodhur këtu, mund të ndodh kudo. Ne mundohemi të jemi një hap para tyre, por edhe duhet të mësojmë nga gabimet”, ka deklaruar sherifi Paul Sigsworth. /Telegrafi/