Kamerat e shpejtësisë në Honolulu “kapin” 30,000 shoferë në javë, duke shkaktuar shqetësim

Kamerat e reja të shpejtësisë në Honolulu kanë kapur rreth 30,000 shoferë që tejkalojnë shpejtësinë çdo javë që nga data 1 mars.
Deri tani, shkelësit po marrin vetëm paralajmërime, por shteti kishte planifikuar të fillonte gjobitjen me 250 dollarë duke filluar nga 1 maji, përcjell Telegrafi.
Por ky plan mund të shtyhet për në tetor, pasi zyrtarët janë të shqetësuar se sistemi gjyqësor nuk është gati të përballojë kaq shumë raste.
Shumë banorë janë të pakënaqur, duke thënë se kufijtë e shpejtësisë janë shumë të ulët dhe gjobat shumë të larta.
Kamerat janë vendosur në kryqëzime të zakonshme, jo në autostrada, edhe pse shumica e aksidenteve fatale kanë ndodhur në autostrada, gjë që ngre pyetje mbi mënyrën se si po përdoret ky program. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































